Rama krijon “shtetin policor”, shton punonjësit dhe fondet për M.Brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave vendosi të shtojë me 220 numrin e punonjësve në Ministrinë e Brendshme. Përveç shtimit të “krahut të punës” qeveria i ka rritur edhe buxhetin Ministrisë së Brendshme. Fondi është 93 000 000 lekë, të cilët do të shkojnë për shpenzime korrente.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme dhe në pikën 2 të tij thuhet se “numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2020, shtohet me 220  punonjës për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 14 484  punonjës.

“Në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, për Ministrinë e Brendshme, shtohet fondi prej 93 000 000 lekësh në zërin “shpenzime korrente” -thuhet në vendim.

Të njëjtin numër punonjës qeveria do ta shkurtojë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Për vitin 2020, reduktohet me 220 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 879 punonjës.

Ndërkohë kësaj ministrie do t’i shkurtohen edhe fondet. Në vendim përcaktohet se  në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2020, në programin buxhetor “Programe për mbrojtjen e mjedisit” reduktohet fondi prej 49 300 000 lekësh, në zërin “shpenzime korrente”, dhe në programin buxhetor “Administrimi i pyjeve” reduktohet fondi prej 43 700 000  lekësh në zërin “shpenzime korrente”.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV