Rama në SHBA tregon emrin e themeluesit të Shengenit Ballkanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama foli edhe për pozicionin e tij për Shengenin Ballkanik duke justifikuar situatën e krijuar nga kjo iniciativë.

Ai e pranon se ai duket si tradhtari kryesor por ka qenë ambasadori Grenll i cili ka nxitur marrjen e vendimit për të vendosur marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri ka sqaruar situatën dhe të gjitha ato që pasuan nga polemikat që shkaktoi Shengeni duke përfshirë edhe rolin e opozitës.

Rama nuk e ka fshehur që mezi pret të bashkëpunojë me Kosovën.

“Për momentin jam tradhtari i përkryer. Ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të vendosur fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë, por po ta kisha thënë unë ndoshta nuk do të isha këtu sot, ndoshta do të më kishin prerë kokën. Kosova është realitet dhe Serbia duhet të çlirohet nga ky makth dhe ta njohë.

Albin Kurti? Poezia e opozitës nuk është e njëjtë me prozën e qeverisë. Mezi pres të punoj së bashku me ata. Kufiri është një temë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që të bëhet fluid. Por sapo ta përmendja këtu apo në Bruksel, njerëzit do të thoshin ‘mos je çmendur, kjo është Shqipëria e madhe’. Tani kemi një marrëveshje që kufijtë mund të jenë të hapur.

Binda Presidentin e Serbisë që të mos ta linin jashtë lëvizjen e njerëzve, se donin vetëm kapitalin, se kishin frikë se po të hapeshin kufijtë do të bëhej Shqipëria e Madhe. Shengeni Ballkanik nuk është një BE e vogël. Nuk ka veto, paragjykim, apo kushtëzim. Pra gjithsecili mund të bëjë pjesë apo të zbatojë pjesë të saj sikur do. Nuk është e thënë që Kosova të bëjë të njëjtën gjë me Serbinë”, -tha Rama./Fjala.al

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV