Luksi i vdekjes përballë jetës pa vlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

“Kur të vdes le të më hedhin në plehra, le të më hanë qentë”, citonte dialogun ballisti Dane Brinja i dramës “Maro Mokra”, që teatri i Korçës e ngjiti në skenë shumë e shumë vite më parë.

Dhe Dane Brinja, që në një krah mbante dyfekun, por dorën tjetër e kishte të zënë me shishen e rakisë,  me këtë donte të thoshte se për sa jemi gjallë na duhet të mendojmë si të hamë e të pimë, se për pas vdekjes do gjendet një njeri sa për të na hedhur në gropë. E në mos në gropën e varrezave, të paktën te togu i plehrave, se për gjë tjetër njeriu nuk është më.

Në një kontekst të përgjithshëm e jo shumë filozofik, thënia të çon drejt asaj që një herë e një kohë vdekja ishte fort e lirë dhe jeta e shtrenjtë. Prandaj dhe njerëzit kapeshin me thonj e dhëmbë, për të jetuar, qoftë edhe një sekondë më shumë

Sot vdekja nuk është aq e lirë sa të të hedhin në plehra e të të hanë qentë e uritur.

Sot vdekja është e shtrenjtë.

Madje, është luks.

…sa qejf të vdesësh…

Dhe në këtë kuadër, me pak grotesk të zi, gjëja më me pak vlerë mbetet Jeta.

“Ta dija se çdo hiqja në jetë do doja të mos kisha lindur”, shëtit sa një gojën e njërit po aq dhe te të tjetrit kjo sentencë pa autor, apo me bejtexhi të harruar tashmë.

Por kjo është utopi. Sepse lindja nuk është në dorën tënde. Prandaj ajo që erdhi më pas, po nga anonimi popull, ishte e modifikuar për merak:

“Ta dija çdo hiqja do kisha vrare veten me kohë”.

Kjo po, ha debat.

Në Shqipëri, ne çdo ditë do të dëgjojmë për vrasje me armë, aksidente automobilistike me humbje jete, por dhe vetëvrasje, herë me armë zjarri e herë më armë të ftohta, çfarë të na gjendet në dorë tek e fundit. Gjithkush prej nesh është i rrezikuar në këtë mënyrë. Domethënë: e ka hanxharin pas qafe.

Me këtë jemi mësuar tashëm, nuk na bën përshtypje. Dhe aq shumë ftohët e shohim një gjë të tillë sa pesë minuta pasi kemi marrë lajmin se një 19 vjeçar u vra në një sherr sezonesh, e kemi qarë me “oiii”, papritur kujtohemi se përveç kanalit informativ që na mbush me lajme të zeza, ka dhe kanale të tjera pot lajle e lule.

Jeta është e bukur, duhet jetuar.

-Më mirë këngët italiane se sa këto meselera me xhixhilera. Bushi, të keqen vëllai, ktheje pllakën.

Dhe Bushi i “Gjeneral gramafonit” e ktheu “pllakën” se në një kanal tjetër kishte filluar… “Përputhen”.

Gjatë një turi shëtitës, kur personazhet e “Përputhe” mbërritën në Shkodër, të rinjtë e qytetit, por dhe të fshatrave përreth, u turrën si të marrë t’i shihnin nga afër idhujt e rinj të televizionit. Kujt i ndriste shansi bënte dhe ndonjë selfie me ndonjërin prej të famshmëve.

Lexo edhe :  A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve?

Por asnjëri prej këtyre të rinjve nuk mori iniciativën, të grupoheshin e të ndiznin nga një qiri për 19 vjeçarin të pafajshëm që u vra në Velipojë, ditën e parë të punës. Jeta e pajetuar e një të riu është shumë herë më e rëndësishme se sa dashuriçkat e stimuluara në një format televiziv, ku produksioni për të shtuar numrin e klikimeve, u bën një ekskursion protagonistëve, në qytetet e mëdha brenda territorit të Shqipërisë, por pa harruar bashkim-vëllazërimin me trevat përtej piramidës shtetërore që nuk ruhet më as me ushtarë e as me klon.

Kur u njoha me pamjet që kishin bërë xhiron e rrjetit e kishin dalë matanë, mendova mos kishte ardhur për koncert Elvis Presli, me sytë jeshil e pantallonat kauboj. Se vetëm për të adhurueset linin leshtë e kokës nëpër sallat e koncerteve. Mirëpo u kujtova se Elvisit kishim nja 50 vjet që ia kishim ngrënë drekën dhe hallvën bashkë me të. Dhe ai nuk ishte si Llazari që u ngrit nga varri… e të na këndonte përsëri.

Do jetë Majkëll Xheksoni, – u kujtova në çast. – I kuruar deri në detaj, bardhosh, me flokë të zeza e pantallonat tub. Edhe për atë namin e zi bënin tifozët. Sidomos, pasi ndërroi dhe lukun. Por dhe kjo më shkoi kot, sepse u kthjellova që edhe Majkëlli kishte nja 10 a 12 vjet që na kishte lënë triskat. Mirëpo ca miq e shokë, që nuk donin të më shihnin në ditë të hallit, më dhanë informacionin e saktë, duke më zgjeruar dhe horizontin në fakt. Ndaj si u njoha me precedentin e paparë në anët tona. E në vend që të ndihesha krenar për këtë arritje epokale, u pataksa:

-Kështu të ketë katandisur kështu dhe Shabani ynë…

Kjo tregon edhe një herë se ne si popull, nuk e vlerësojmë fort jetën. Dhe shoqëria civile nuk angazhohet shumë në evenimente të tilla. Ah po… nëse cenohet bytha e ndonjë “ylberisti”, kanë për borxh të dalin në televizor e të dënojë me forcë fenomenin në fjalë. Por një aksident ku shuhet jeta e një familje dhe një vrasje në konflikt e sipër, futet tek kategoria e “fatkeqësive” ose e “fatit të munguar”. Ndaj për ta nuk ka as demonstrime me pankarta e thirrje për dorëheqje, dhe as tubime në heshtje.

Me këtë ne jemi mësuar të bashkëjetojmë. Ndaj çdo ditë presim që Azraili të na trokasë te dritarja: Sot është radha jote… Ndaje mendjen: do një të përplasme me makinë, apo një koqe plumbi dhe e mbyll me nder…

Dil në rrugë po deshe…

Padyshim, përballë një jete pa vlerë, vdekja është një luks i tepërt.

 

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV