Skuadra e Tiranës duket se është tashmë në gjendjen e saj më të mirë pas gjashtë fitoreve radhazi.
Fitorja e takimit të fundit me skuadrën e Teutës në stadiumin “Air Albania” tregoi se ekipi bardheblu është një nga pretendentët kryesor drejt titullit kampion.
Megjithatë për të mbajtur këtë ritëm rezultatesh presidenti i klubit bardheblu të kryeqytetit, Refik Halili do u jap lojtarëve shpërblime që mendohet se shkojnë në 50 mijë lekë të reja nëse do të fitojnë takimin me Vllazninë ditën e nesërme.
Rikujtojmë se pas fitores së derbit me Partizanin, Halili e mbajti fjalën dhe i shpërbleu lojtarët, ashtu siç u kishte premtuar./Fjala.al/