Ky ishte viti europian i Italisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të themi me plot gojën se ky ishte viti europian i Italisë. Si të mos mjaftonte triumfi në Eurovision pas 31 vitesh, kombëtarja e Roberto Mancinit rrëmbeu kupën e “Euro 2020”, duke bërë të tyrin një tjetër Europian që nga ai i 1968-ës. Me siguri tifozët italinë janë ende nën ethet dhe emocionet e djeshme pas fitores së finales së madhe.

Lotaria e penaltive për herë të dytë radhazi i buzëqeshi Italisë, falë edhe Gigio Donnarummas që priti dy penallitë e fundit të Sanchos dhe Saka. Mbështetja e tifozerisë angleze bëri me krahë skuadrën e Southgate që realizoi golin më të shpejtë në historinë e finaleve të kampionateve europianë me Luke Shaw që shfrytëzoi asistin perfekt të anësorit tjetër Kieran Trippier pas 122 sekondash lojë duke kaluar Anglinë në avantazh. Italia megjithatë nuk u demoralizua dhe bëri lojën e saj. Goli i barazimit vonoi por nuk mungoi pasi erdhi në minutën e 67-të me Leonardo Bonuccin që shtyu drejt rrjetës topin e kthyer nga shtylla pas goditjes së Verratit.

Në një Europian të barabartë si ky edhe finalja nuk kishte sesi të mos shkonte drejt shtesës por as 120 minuta lojë nuk ndryshuan rezultatin dhe në fund për të përcaktuar skuadrën fituese u desh goditja e penalltive, aty ky dy portierët e bënë siç duhet punën e tyre duke pritur nga nga dy 11-metërsha. Te penalltitë gaboi Gareth Southgate që 3 penalltitë e fundit ua la tre zëvendësuesve pa eksperiencë si Rashford, Sancho e Saka të cilët gabuan të tre, ndërsa te Italia pavarsisht gabimeve të Belottit dhe Jorginhos, në fund festa ishte e gjitha për italianët që triumfuan me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Në fund të kësaj finaleje nuk do të përdoret më shprehja, “Football’s coming home, por Football’s going to Rome!

Të fundit

E hëna nis me diell, nga e marta deri të premten reshje shiu/ Ja si pritet të jetë moti

Dita e hënë nis me mot të qëndrueshëm, duke pasur intervale të gjata me diell. Meterologu Hakil Osmani thotë se...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Reagon Vuçiç pas fitores së shpallur nga Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka siguruar të dhjetë mandatet e...

‘Së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës’/ Rama thirrje emigrantëve: Fjala juaj vlen

“Nga PS, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, 11 maj do të jetë votim historik edhe për faktin se për...

Sa kushton një fëmijë në Shqipëri?

“Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës janë në...

Kurti apo opozita e bashkuar, kush i ka votat për krijimin e qeverisë në Kosovë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri,...

Lajme të tjera

Web TV