Një nga investimet më të rëndësishme, jo vetëm për infrastrukturën, por për një komunitet të tërë siç është Bypassi i Vlorës inaugurohet ditën e sotme duke nisur qarkullimin e automjeteve.
Ky aks do të lehtësojë lëvizjen drejt bregdetit të jugut duke shërbyer si një alternativë më shumë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Kështu, Vlora do të ketë një tjetër segment rrugor, pjesë e vazhdimësisë së projekteve zhvillimore për jugun, duke pasuar më tej me tunelin e Llogarasë, për të depërtuar në pasurinë natyrore që Shqipëria ka në jugun e saj.
Ky segment nga sot është në shërbim të mijërave turistëve vendas e të huaj, të cilët përveç aksesushmërisë do të kenë mundësinë të shijojnë bukurinë madhështore të qytetit bregdetar.
E derisa punimet të arrijnë në fund të projektit, ngelet të shijojmë hapjen provizore të këtij aksi, për të kuptuar se sa me rëndësi është ndërhyrja në infrastrukturën rrugore si dhe vazhdimësia e investimeve në këtë fushë.