Bilanci 5-vjeçar i Vettingut, 155 gjyqtarë e prokurorë të larguar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5-vjetori i miratimit me 140 vota në Parlament i reformës në drejtësi e gjen sistemin ende me problematika dhe sfida të mëdha, por me të gjitha hallkat e tij e tij funksionale, që nga Gjykata Kushtetuese, që po merr vendime e deri te SPAK, që po godasin korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe deri te Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Një prej shtyllave të këtij procesi ka qenë vettingu. Dhjetra gjyqtarë e prokurorë u dorëhoqën nga sistemi ende pa hyrë në fuqi ligji, të tjerë u dorëhoqën para se t’u vinte radha për të dhënë llogari në kriteret e profesionalizmit, integritetit dhe pasurisë dhe të tjerë që u shkarkuan nga trupat e rivlerësimit.

Bilanci i vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është shkalla e parë e këtij procesi është 421 vendime në total, prej të cilave 174 janë konfirmime në detyrë, 155 janë vendime shkarkimi nga detyra, 56 janë vendime kur procesi është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjekteve të rivlerësimit, 8 vendime për pushim dhe 25 raste pa vendim përfundimtar dhe tre vendime për pezullimin nga detyra për 1 vit.

Gjysma e çështjeve të shqyrtuara nga KPK janë apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ose prej Komisionerit Publik me rekomandim të ONM-së, ose prej vetë subjekteve të rivlerësimit që kanë kundërshtuar vendimin e shkarkimit nga KPK.

KPA ka përfunduar shqyrtimin për 109 prej këtyre çështjeve. Në 79 raste është lënë në fuqi vendimi i KPK-së, në 17 raste ka rrëzuar vendimin e KPK-së dhe ka shkarkuar subjektet e rivlerësimit dhe vetëm në tre raste ka ndryshuar vendimin e KPK-së duke konfirmuar në detyrë të subjekteve të rivlerësimit.

Vendimi i parë i marrë nga Vettingu ishte më 23 mars të 2018-s dhe ai shkarkoi Fatos Lulon, që nuk justifikoi pasurinë. Me arsyetimin e mosjustifikimit të pasurisë janë shkarkuar mbi 90 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri më tani./ GSH

Të fundit

Shkak rritja e konsumit/ KESH shpenzoi mbi 13 milionë euro për 2 javë energji elektrike

Mbi 13 milionë euro në vetëm dy javë. Kaq para ka shpenzuar KESH për të blerë energji elektrike. Korporata...

Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastasios është në gjendje të qëndrueshme

Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Gjykata Kushtetuese ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për drejtimin e këtij institucioni. Pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, kandidatët që kanë paraqitur interes...

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi Japoninë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 gradë të shkallës Rihter goditi Japoninë jugperëndimore, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA). Një paralajmërim cunami për...

Zjarret shkatërrimtare në Los Angeles, Beyonce dhuron 2,5 milionë dollarë për viktimat

Ylli amerikan i muzikës, Beyonce do të dhurojë 2,5 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxheles përmes fondacionit të...

Lajme të tjera

Web TV