Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se vetëm sot janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19.
Manastirliu thotë se deri më sot kanë kryer 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë vaksinën teksa ka një thirrje për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Ajo kërkon që kushdo që i përket kësaj moshe të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik??
Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend ??
#ShqipëriaBuzëqesh?