Brataj: Asnjë vaksinë s’të mbron 100% nga infektimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, Kavaja 2 raste, Tirana 2 raste, Kavaja 2 raste… 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj.

Duke theksuar se nuk do të kthehemi në skenarin e mëparshëm, Brataj nënvizoi se masat do të varen nga situata. Në vijim Brataj tha se do të kemi rritje të rasteve pas shfaqjes së variantit Delta. “Do të ketë një rritje të lehtë të rasteve, ka një ngarkesë virale më të lartë se alfa që ka qenë dominant deri në këtë moment, sigurisht dihej se do të kishte dhe do të ketë rritje akoma. Njerëzit me forma të lehta nuk kërkojnë tampon sepse thonë do izolohem, kjo është papërgjegjshmëri sepse e mira është të izolohesh. Është e domosdoshme distanca dhe përdorja e maskës në ambiente të mbyllura.

Do të ketë përhapje më të madhe në shtator, në këtë moment është konstante. Thjesht duhet të kenë kujdes sepse derisa virusi është mes nesh pandemia ska mbaruar”, shtoi kreu i Urgjencës Kombëtare. Ndërkaq Brataj nënvizoi dhe simptomat kryesore të variantit Delta. “Si shenja më tipike është dhimbja e fytit, rrufa.. ngatërrohet me viruset e stinës e gripin. Dhe shumë njerëz mendojnë se e kanë nga kondicioneri. Dhe ja hedhin fajin kondicionerit. Nuk janë vënë humbja e shijes dhe nuhajtes, nuk është e përjashtuar por deri më tani nuk janë vënë re. Pothuajse edhe zgjatja e sëmundjes si ditë kalon me forma më të lehta dhe për këtë njerëzit e kanë cilësuar si rrufë të momentit. Me COVID janë rreth 9 pacientë në mos gaboj, pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar”, tha ai. Deri më tani vaksina nuk është me detyrim për qytetarët, ndërsa Brataj nënvizoi se asnjëra prej tyre nuk të mbron 100% nga infektimi.

Të fundit

Zhvillimi i zonave aeroportuale, Qeveria përcakton kriteret dhe rregullat

Qeveria ka përcaktuar rregullat e zhvillimit të zonave aeroportuale. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave për zhvillimin...

Prej një viti e vdekur në banesën e saj në Itali, punëtori i ndërtimit e gjen rastësisht

Një grua 57-vjeçare nga Fiume në Kroaci, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në qendër të Como-s, pas më shumë se një...

5-vjetori i SPAK, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof, bën vizitën e...

Mitsotakis pro integrimit të Shqipërisë në BE, por me një kusht

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën për integrimin europian, por me kusht që ajo të respektojë të drejtat e pakicës greke në vend....

Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata SHBA sipas të gjitha gjasave nuk do të ishte pronncuar sërish për non gratën e Sali Berishës, nëse nuk do të kishte pasur fantazi...

Lajme të tjera

Web TV