Kurti për “Ballkanin e hapur”: Problemi kryesor i Kosovës është mosballafaqimi i Serbisë me të kaluarën kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sërish nismën “Ballkani i Hapur” i ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kurti ka theksuar për mediat në Kosovë, se problem kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i presidentit Aleksandër Vuçiç me të kaluarën. Përkatësisht me të kaluarën kriminale të Serbisë e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

Ai thotë se tregu i përbashkët nënkupton demokratizim dhe sundim të ligjit për të gjitha vendet e përfshira, por pjesëmarrja e Kosovës sipas tij është e pamundur, për aq kohë sa Serbia nuk pranon të kaluarën kriminale.

“Ne si Republikë e Kosovës konsiderojmë që problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mosballafaqimi i kreut të Serbisë me të kaluarën. Përkatësisht me të kaluarën kriminale të Serbisë e cila i shkaktoi katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

Tregu i përbashkët duhet patjetër të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën, me demokratizimin e vendeve tona dhe me sundimin e ligjit. Përndryshe do të kemi më shumë ngjarje që nuk ngelen në kujtesë sesa procese dhe struktura që ndryshojnë për së miri jetën e qytetarëve”, tha ai.

Kurti duke komentuar edhe ndryshimin e emrit nga “Mini Shengeni” në “Ballkan të Hapur” tha se nuk është i entuziazmuar nga ky ndryshim, pasi ky emër nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze.

“Në veçanti nuk mund të them që jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’ pasi duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe Ballkan i Hapur për autokracinë, korrupsionin, kriminelët e luftës, siç e dimë që vazhdojnë të jenë masivisht jo vetëm të lirë në Serbi, por jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha ai.

Lexo edhe :  Komentatori nga Kosova bëhet viral: Kryeministri më hajvan në histori, të mos më dëgjojë

Kurti siguroi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore, pa marr parasysh raporteve të krerëve shtetërorë.

“Kosova dhe Shqipëria do t’i kenë e duhet t’i kenë marrëdhëniet e mira e gjithnjë e më të mira. Nuk i përket as kryeministrit të Kosovës e as atij të Shqipërisë që dy vendet tona që janë të një kombi që të kenë marrëdhënie jo të mira. Kosova dhe Shqipëria, qytetarët e të dyja vendeve i kanë marrëdhëniet vëllazërore, ndërkaq prej politikanëve, qofshin ato edhe prej kryeministrave si Edi Rama dhe puna ime mbetet vetëm ta përfaqësojnë këtë vullnet e interes të qytetarëve”, tha ai.

 

Të fundit

21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO dhe festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i...

Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca do të mbahet në Gjykata e...

Përfshihet nga flakët marketi në zonën e Plepave në Durrës

Një biznes në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Bëhet fjalë për...

16 vite më e re se ai, Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja gjatë karrierës së tij shumëvjeçare....

Rolet ekzistenciale: viktimë, persekutor dhe shpëtimtar

Në marrëdhëniet njerëzore të drejtuara nga manipulimi, shfaqen tre role ekzistenciale: viktimë, persekutues dhe shpëtimtar. Këto role janë maska që disa njerëz i veshin...

Lajme të tjera

Web TV