Shqipëria është zgjuar sot me lëkundje tërmeti. Sipas Instituti i Gjeo-shkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë raportuar dy lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Por, për fat të mirë mangituda ka qenë e ulët dhe nuk ka asnjë raportim për dëme, sicc e tregon edhe tabela e mëposhtme. Lëkundja e parë është regjistruar në orën 05:39 të mëgjesit të sotëm me epiqendër 10 km në Perëndim të Gjirokastrës dhe me magnitudë 2.7.Pas saj, një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 06:14, në të njëjtën epiqendër dhe me magnitudë 2.6.
Ndërkaq, lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Kretë të Greqisë, me magnitudë 4.7. Në Greqi kjo është lëkundja e dytë sizmike, pas asaj të djeshme me magnitudë 5.4.