Koronavirusi/ Vdekja e mjekut sjell shpërthim revolte, të “mbytet” censura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Li Wenliang është mjeku nga Kina i cili vdiq si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që mjekonte pacientët e prekur në qytetin Wuhan.

Dhjetorin e kaluar ai bëri një njoftim të rëndësishëm ku paralajmëronte kolegët e tij që të tregoheshin të kujdesshëm pasi kishte konstatuar një virus vdekjeprurës.

Në momentin që mjeku bëri këtë konstatim ai u vu nën hetim nga policia për shpërndarje të komenteve false.

Lajmi për vdekjen e tij, ka sjellë reagime të forta në median sociale kineze Weibo. Çka shumë shpejt u kthye në revoltë dhe akuza ndaj qeverisë, e cila u përpoq ta mbante të fshehtë epideminë.

Po ashtu, kjo vdekje risolli edhe një herë në fokus, mungesën e lirisë së shprehjes në Kinë.

Sipas një raportimi të BBC, struktura anti-korrupsion në Kinë ka hapur hetime për çështjen e Dr. Li.

Qeveria kineze më përpara e ka pranuar disi se ka pasur ngadalësi në reagimin ndaj virusit, që ka vrarë deri tani 636 persona dhe ka prekur mbi 31 mijë vetë.

Media sociale në Kinë ka shpërthyer me zemërim, dhe nuk ka patur vitet e fundit një rast të ngjashëm të kësaj revolte kundër qeverisë. Hashtaget kryesore që po përdoren, janë që “Qeveria i detyrohet një ndjesë Dr.Li”, dhe “Duam lirinë e shprehjes”.

Mirëpo censura është në veprim. Kur BBC kërkoi në rrjetin social Weibo, doli se dhjetra mijë komente ishin fshirë. “Kjo nuk ishte vdekja e një denoncuesi, por vdekja e një heroi”, thotë një komentues.

Tashmë, shumë vetë po përdorin hashtage të tipit; “A e kupton”, duke ju referuar pikërisht letrës që Dr.Li, u detyrua të firmoste nga policia, teksa u akuzua për shqetësim të rendit social.

Lexo edhe :  Presidenti Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe alumini

“Mos harro si ndihesh tani, mos harro këtë revoltë, s’duhet të lejojmë të ndodhë prapë”, shkruajnë komentuesit.

“E vërteta do të trajtohet gjithnjë si thashethem. Edhe sa do të vazhdosh të gënjesh, çfarë tjetër ke për të fshehur”, janë të tjera shprehje të revoltës.

Po ashtu, komentuesit u bëjnë thirrje të rinjve që të reagojnë, pasi ndryshim I madh pritet të ndodhë në Kinë.

Të fundit

Mbi konspiracionin e madh ‘ndaj rreziqeve’ për SPAK dhe drejtësinë e re

Nga Mero Baze Pas rezervave publike të kryeministrit Edi Rama rreth përfshirjes së SPAK dhe GJKKO në politikë me arrestimin...

Si të dalloni meningitin? Mjekja tregon çfarë duhet të kemi parasysh: Kujdes temperaturën

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Profesoreshë Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningitin nuk është alarmante, pasi raste me meningit ka pasur gjithmonë....

Vangjeli: Arrestimi i Veliajt ishte i tepruar, nxitimi lidhet me rezultatin e zgjedhjeve

Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë një interviste në “Top Channel”, ka komentuar mbi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si...

Sa ka kushtuar kontrata me Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Nuk e fsheh kurrë

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së është normale dhe me burime financiare të kristalta. I ftuar...

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për...

Lajme të tjera

Web TV