Dhe nuset e reja nuk rrinë kaq të heshtura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Në Korçë nuk ka më PD, por Basha hesht. Hesht siç ka heshtur shumicën e kohës gjatë këtyre muajve të nxehtë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Hesht megjithëse ka një sërë çështjesh sensitive përballë partisë më të madhe të opozitës e që vë në rrezik vetë ekzistencën e saj të afërme. Heshtje si për kritikat që vijnë në drejtim të tij për mënyrën si ka drejtuar PD, si e ka udhëhequr në zgjedhje dhe si i hipi sërish kalit të kryetarit pas humbjes. Heshtje për akuzat për Berishën dhe deri në fshehje për të qartësuar pozicionin e PD ndaj tij lidhur me faktin nëse ish lideri do të jetë pjesë e grupit parlamentar në muajin shtator. Dhe nuset e reja nuk rrinë kaq të heshtura, jo më të kenë tetë vite martuar, aq sa ka dhe Basha në krye të PD.  Ajo çfarë ndodhi dje në Korrcë ishte një tjetër ultimatum. Jo nga ato deklarata ambasadorësh, për të cilat idhtarët e ish liderit dhe Berisha vetë, thonë se janë ndërhyrje në punët e brendshme dhe shkelje normash. Ultimatumi vjen nga brenda, nga ata njerëz të thjeshtë që përbëjnë shtyllën kurrizore të partisë dhe që largohen në masë me indinjim dhe buzëplasur. Paralajmërimi i parë kish ndodhur disa kohë më parë po nga Korça, kur kreu i degës dhe 15 anëtarë të kryesisë së PD Korçë dhanë dorëheqjen në mënyrë demonstrative. Dhe në atë hohë Basha heshti dhe nuk pati asnjë prononcim, qoftë nga selia e PD, qoftë nga pushimet e largëta nëpërmjet Tëitter-it. Tashmë krisma e asaj se çpo ndodh në PD është shumë më e fortë. 51 kryetarë seksionesh të PD në Korrcë që largohen prej saj, e bëjnë një formacion inekzistent në një nga qytetet kryesore të vendit. Alarmi ka rënë në Korçë, por duket se nuk ka veshë në Tiranë të dëgjojnë. Ose janë aq të pafuqishëm e të pandjeshëm në përgjegjësitë e tyre sa ti lenë gjërat në vetërrjedhje. Pasi ndoshta më rëndësi ka mosmbetja e qejfit të Berishës sesa fati i një force politike. Me këto prognoza, ku askujt nu ki dhëmb se ku po vete PD dhe ku askush nga lidershipi actual nuk gjen kurajo të ngre pyetjen – ku po vemi kur degët shkrihen dhe njerëzit po i largohen PD-së?- është vështirë të mendosh se deri ku do të vejë bisturia për të ndalur të keqen në PD. Basha po hyn me shumë kunguj nën sqetull drejt shtatorit, dhe Berisha më duket se është më i vogli. Gjithësesi qëndrimi ndaj Berishës do të kushtëzojë një sërë veprimesh që mund të jenë rrugë pa kthim. Braktisje masive si parti dhe copëtim të grupit të deputetëve. Dhe në këtë linjë skenarët shkojnë zi dhe më zi.

Të fundit

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.  Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Sergio...

Lajme të tjera

Web TV