Lagja e re në Laç drejt përfundimit, Rama: Zemra e rilindur e qytetit së shpejti jetëzohet me 524 apartamente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 23 dhjetor të vitit të kaluar, në një ceremoni të posaçme, u hodhën në Laç në mënyre simbolike themelet e lagjes së re të qytetit, të financuar nga qeveria turke. Ceremonia ishte edhe një ‘celebrim’ i miqësisë mes 2 vendeve, me praninë e kryeministrit Rama, ministri të rindërtimit Ahmetaj, ministrit turk të Infrastrukturës, Murat Kurum, teksa nga Turqia pati një komunikim live edhe të presidentit Recep Erdogan.

8 muaj më vonë, Laçit duket se shumë shpejt do t’i jetëzohet lagjja e re me 524 apartamente, ku do të strehohen familjet e mbetura pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Pamjet nga puna që është bërë deri më tani i publikoi mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama.

“MIRËMËNGJES , dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara.

Këto pamje i përkasin Zonës 1 të lagjes së re në Laç, e cila financohet nga qeveria turke, ndërsa ka edhe një zonë 2, që ndërtohet nga qeveria shqiptare.

Të fundit

Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në...

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S’po luftoj të shkrij SPAK

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagon ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj thotë se ndryshe nga Saliu, nuk po...

Dremitje e fortë: sa duhet të zgjasë një sy gjumë

Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primar: në fakt, midis orës 13 dhe 14, temperatura e trupit tonë bie...

Ja sa kushton një shtëpi në Vlorë

Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. Gjatë fillimvitit të 2024-ës çmimet e apartamenteve në Vlorë u rritën ndjeshëm, për shkak të kërkesës që...

“Në Big Brother gjeta njeriun e jetës”, Bardhi: Mendova të lë muzikën se nuk po fitoja më

Bardhi ishte i ftuar në “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ku tregoi për vështirësitë e tij si ‘baba i ri’, në karrierë...

Lajme të tjera

Web TV