Babai heq dorë nga kujdestaria, Britney Spears “e lirë” pas 13 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears është më në fund e lirë. Babai i saj Jamie heq dorë nga kontrolli i pronave dhe karrierës së të bijës, si kujdestar i saj prej 13 vitesh. Jamie mori nën kontroll jetën e Britney-t pas shqetësimeve për shëndetin e saj mendor në vitin 2008, duke kërkuar titullin “kujdestar ligjor” mbi pasurinë dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares. Prej vitesh, Britney kërkonte nga i ati që të hiqte dorë nga ky titull, ku ai mund të vendoste gjithçka për pasurinë 60 milionë dollarë të 39- vjeçares, grumbulluar ndër vite falë koncerteve dhe albumeve të saj.

Avokati i Britney Spears e cilësoi vendimin e gjykatës një fitore të madhe, pasi në padi i ati akuzohej për abuzim me pasurinë. Jamie Spears i ka mohuar vazhdimisht akuzat për keqbërje dhe ndër vite kishte shprehur shqetësim për mirëqenien e të bijës. Historia mes të atitit dhe të bijës dhe beteja e gjatë ligjore u rikthyen në vëmendje pas publikimit këtë vit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, që përqëndrohej në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.

Britney Spears nuk ka performuar në skenë që prej vitit 2018 dhe për këtë, këngëtarja fajëson të atin, që nuk e lejonte të këndonte përsëri, sikurse mbante nën kontroll edhe jetën personale të 39- vjeçares, ku mes disa rregullave, i ndalonte asaj edhe të bënte fëmijë të tjerë. Pas vendimit të gjykatës, kujdestar ligjor i aktiviteteve të Britney Spears është përcaktuar menaxheri i saj Jodi Montgomery.

 

Të fundit

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën...

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri. “Nuk...

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog...

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Lajme të tjera

Web TV