Ballkani i hapur me “mendje të mbyllur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Marrëvëshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në nismën “Ballkani i Hapur”, për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, e kthen çështjen më shumë se ekonomike në politike. Mes liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës hapen debate me akuza dhe kundërakuza, deri në “tradhti kombëtare”, apo “të pagdhendur” që po dëmtojnë interesat e shteteve. Gjermania dhe SHBA deklarohen pro nismës ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja ende në hezitim. Çfarë pritet të ndodhë në vijim dhe a po “agravohen” artificialisht përplasjet mes politikës në Shqipëri dhe Kosovë? Flasin për gazetën “Fjala”, analistët Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli dhe Leonard Karaj.

 

“Open Balkan” u kthye në një debat mes Tiranës, Prishtinës, Gjermanisë zyrtare apo së fundmi edhe të Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila nxit palët që të bëhen pjesë e saj. Marrëveshja është nënshkruar dhe fjala “Ballkan i Hapur” është gjithpërfshirës, por në fakt mbetet deri tani “gjysmë i hapur”, sepse nga gjashtë shtete, vetëm tre e kanë nënshkruar; Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa refuzojnë të bëhen pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Shmangia nga marrëveshja për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve e ktheu Kosovën në një debat më shumë se rajonal. Kryeminstri Albin Kurti deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan), më shumë i ngjan një “Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit. Sipas Kurtit, kjo nismë, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë, dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç. Ai shtoi se Serbia ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20 . Ndërsa në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut është kaluar lehtësisht pa ndonjë debat dhe ndikim, në Shqipëri dhe Kosovë mbahet ndezur një betejë ku gati po ndan edhe qëndrimet përgjysmë, ku disa e konsiderojnë Ramën vizionar ndërsa të tjerë nuk ngurruan të përmendin edhe fjalën tradhtar dhe në këtë rast i njëjti fjalor përdoret edhe për Kurtin apo haradinajn. Pas deklaratës së parë të kryeministrit shqiptar Edi Rama ku ju përgjigj mbi akuzat për “tradhëtinë”, por edhe duke akuzuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj se po dëmtonin Kosovën me veprimet e tyre, erdhi edhe reagimi i këtyre të fundit. Ramush Haradinaj tha se “duhet të ruaj tokat nga vëllai im” duke e konsideruar Ramën një “shitës” të Kosovës, ndërsa Albin Kurti kishte një përgjigje indirekte për kreun e qeverisë shqiptare. Ai përfitoi nga një aktivitet për të dërguar një mesazh që Shqipëria dhe Kosova duhet të vendosin sëbashku pastaj të hapen me vendet e tjera. Ndërkohë që edhe qeveria gjermane i ka dërguar mesazh qeverisë së Kosovës për tu bërë pjesë e bashkëpunimeve. Për gazetën “Fjala” flasin analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Frrok Çupi.

Të fundit

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk...

Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Nga Leonard Veizi Diploma nuk është më një mjet me të cilin mund të çash në jetë. Madje, ndodh të jetë më shumë një aksesor...

E gjithë Bashkia në shesh, Rama mbështetje për “Lali Erin”

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në “Sheshin Skënderbej” administratën e Bashkisë Tiranë, duke përfshirë të gjithë sektorët. Në një ligjërim të gjatë, Rama vlerësoi...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025

Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Integrimi/ Strategjitë që do mundësojnë hyrjen në BE, kostoja llogaritet 7.6 mld euro

Rreth 7,6 miliardë euro llogaritet totali i kostos për financimin e zbatimit të strategjive deri në 2028 që do të kontribuojnë në anëtarësimin e...

Lajme të tjera

Web TV