Paris Hilton zbulon gjënë më të çmuar në gardërobën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paris Hilton ka një gardërobë për t’u pasur zili dhe kjo s’është për t’u çuditur. Por e dini cili është shpenzimi më i madh që trashëgimtarja e famshme ka bërë? Në një intervistë për Elle, ku tregonte gardërobën saj, Paris tregoi se blerja më e shtrenjtë që ka bërë deri më tani, është një çantë rozë e personalizuar Hermès Birkin e mbuluar me kristale.
“Shpenzimi im më i madh, kjo është një çantë Birkin e bërë me porosi,” tha ajo, duke mbajtur lart çantën e rrallë në ngjyrë rozë. “Unë e dua Hermès dhe e dua këtë çantë. Nëse do të isha një çantë, kjo do të isha unë.”
Çanta është e mbuluar me mbi 60,000 kristale Swarovski, me pesë madhësi të ndryshme kristalesh, të gjitha të aplikuara nga një zejtare. Asaj iu deshën 60 orë për të vënë 30,000 kristale mbi të.

Paris tha se nuk e mbante mend sa kushtoi, megjithatë, mendohet se vlera e çantës ka qenë 65,000 dollarë kur ajo e bleu në vitin 2018.

Të fundit

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Laç-Mamurras, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Laç-Mamurras, prane Fushë Gjormit. Automjeti është përfshirë nga flakët në pjeset motorike,...

Efektet e antibiotikëve natyralë

Që kur u shikën antibiotikët në vitet 1940, përdorimi i atyre natyralë ra ndjeshëm. Të paktën deri në kohën kur një studim ka treguar ...

BE: SHBA po nis përplasjen. Ironia e Scholz: Mbrojmë demokracinë nga armiqtë e saj

Europa iu është përgjigjur deklaratave të zevendespresidentit amerikan JD Vance se demokracia dhe vlerat themelore te kontinentit janë në rrezik. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha...

Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e mbajti fjalimin në Konferencën e...

Kur daton dhe çfarë mesazhi përcjell “Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët”?

Më 15 shkurt, Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët na kujton se nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar. Në fakt, një ditë pas...

Lajme të tjera

Web TV