Peceta e përdorur nga futbollisti Lionel Messi për të fshirë lotët në konferencë me rastin e largimit nga Barcelona është në ankand. Njoftimi u shfaq të Premten, 13 Gusht në platformën Mercado Libre. Vihet re se kostoja e pecetës me lot të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, sulmuesit argjentinas, vlerësohet me 1 milion dollarë.
FC Barcelona njoftoi largimin e Messit më 5 gusht. Ekipi nuk ishte në gjendje të regjistronte një kontratë të re me lojtarin në ligë për shkak të rregullave financiare të kampionatit spanjoll.