Formacionet e klasikes, Egbo del me gjithë forcën në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 18:00 do të fillojë java e 21-të e Kategorisë Superiore, ku startimi do jetë me ndeshjen klasike të futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana.

Disa minuta na ndajnë nga takimi që do zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe duket se tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur se si do të luajnë.

Ekipi i Emanuel Egbos ndodhet në një nga momentet më të mira të tij, duke ardhur në këtë takim pas plot 6 fitoreve radhazi, e duke u renditur të dytët në kategori me vetëm një pikë më pak se Kukësi i vendit të parë.

Ndërsa, Vllaznia nga ana tjetër nuk mund të thuhet se ndodhet në momente të lakmueshme. Skuadra e Mirsad Jonuzit rendite e shtata dhe ndeshjen e kaluar, ku përball kishin Bylisin, e patën shumë të vështirë të mbanin barazimin 0-0.

E  ndërsa tashmë janë bërë publike formacionet e takimit që gjithmonë tërheq vëmendjen e tifozëve të futbollit në Shqipëri, duket se Egbo ka në dispozicion të gjithë forcën për të marrë fitoren e shtatë.

Megjithatë surpriza ka gjithmonë, ndaj për të mësuar rezultatet duhet të presim deri në përfundimin e këtij takimi.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor, Lika, Shtubina, Silvio Junior.

Trajner: Mirsad Jonuz

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Kale, Ngoo.

Trajner: Emanuel Egbo./Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV