Situata në Afganistan/ OKB bën thirrje: Të krijohet një urë ajrore humanitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët.

 

“Kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht sfiduese, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt,” tha një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Britani.

Organizata Botërore e Shëndetit dhe UNICEF po bëjnë thirrje që të krijohet menjëherë një “urë ajrore humanitare” për të lejuar shpërndarjen e ilaçeve dhe furnizimeve të tjera në Afganistan.

 

Dy agjencitë thanë në një deklaratë se “janë të përkushtuar të qëndrojnë dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët e Afganistanit”.

 

Në deklaratë, thuhet se “asnjë avion komercial nuk është lejuar që të ulet në Kabul dhe nuk kanë asnjë rrugë që të furnizojnë qytetarët që kanë nevojë”.

Të fundit

“Lajmin e mësova nga mediat”/ Bushka në grupin e PS: Erioni është mik fëmijërie

Kryetarja e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka...

Shoqata për Autonominë Vendore: Ndalimi i Veliajt cenon autonominë

Shoqata për Autonominë Vendore ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndalimin e ushtrimit...

“Më vjen keq që lodheni kaq shumë që me mëngjes”, bizesmeni Gentian Sula mbërrin në GJKKO

Edhe bizesmeni Gentian Sula ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca për masën e sigurisë. I pyetur nga gazetarët në...

“Mezi pres të dëgjohem!”/ Rama mbledh Grupin e PS për deputeten Bushka

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në një takim të hapur për mediat, ku pritet që deputetja Klotilda Bushka të sqarojë...

Të dhënat: Në Shqipëri ka mbi 1 mijë kamerierë të huaj

Nëse jeni ulur në lokal, mund të qëllojë që kamerieri që vjen të marrë porosinë të mos dijë shqip. Me kuzhinën e hotelit, shefi...

Lajme të tjera

Web TV