Shqipëria nënshkruan marrëveshje me SHBA për pasuritë kulturore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan sot një “Marrëveshje Dypalëshe për Pasuritë Kulturore”.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua në ambasadën e Shqipërisë në Uashington, është zyrtarizimi i angazhimit që marrin të dyja vendet për të mos lejuar shitjen e paligjshme apo import-eksportin e objekteve me vlera kulturore e etnografike nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara.

 Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështje Kultturore, Matthew Lussenhop  nënshkroi marrëveshjen me palën shqiptare, e përfaqësuar nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit thotë se marrëveshja pasqyron marrëdhënien e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për të frenuar trafikimin e pronave kulturore dhe për të ruajtur trashëgiminë.

“Marrëveshja i jep autoriteteve amerikane të zbatimit të ligjit aftësinë për të riatdhesuar objektet kulturore të trafikuara në Shqipëri dhe do të nxisë shkëmbimin e trashëgimisë kulturore shqiptare me institucionet amerikane”, thuhet në deklaratë.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje merr një vlerë më të madhe, në vitin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nënvizon rëndësinë e ruajtjes së pasurisë kulturore.

Të fundit

Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa varësi ke?

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth...

Franca dhe SHBA do bëjnë gjithçka që të mos përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme

  Presidenti i Francës Emanuel Macron ka thënë se Franca dhe SHBA do të bëjnë gjithçka për të ndaluar një përshkallëzim më të gjerë në...

Princ Leka dhe Blerta fotografohen duke shëtitur në pedonale

Princ Leka dhe Blerta fotografohen duke shëtitur në pedonale Pas divorcit me Elia Zaharian, Princ Leka po shijon prej kohësh romacën me të dashurën e...

“Të erdhi inat që s’more 100 mijë euro”/ Juli ua mbyll gojën ndjekësve

Jul Deda, ish-finalisti i dytë i Big Brother Vip 3 ka qenë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të këtij formati. Ai...

Çamëria në dosjet e Sigurimit – një hap në ndriçimin e një plage historike

“Historia nuk është vetëm ajo që është shkruar në librat e historisë, por edhe ajo që ka mbetur në dosjet e arkivave, të panjohura...

Lajme të tjera

Web TV