OFL-ja, Meta ngre dyshime: Legjislacioni ka qenë i plotë, kjo luftë nuk zhvillohet me fushata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka ngritur dyshime mbi “Operacionin Forca e Ligjit” që synon të kontrollojë pasuritë e paligjshme të personave të dënuar dhe të përfshirë në krimin e organizuar. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Meta theksoi se legjislacioni ka qenë i plotë për të luftuar krimin dhe se kjo luftë nuk bëhet me fushata.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një kërkesë e vjetër, ajo çka është e re është imperativi për të dhënë rezultate të prekshme. Mendoj se legjislacioni ka qenë i plotë në të gjitha drejtimet dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm se kjo është një luftë që nuk zhvillohet me fushata.

I gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e ndalon Qeverinë të ngrejë task forca, por kur bëhen ndërhyrje në legjislacion ato duhet të jenë të mirëmenduara dhe të mos krijojnë mbivendosje të karakterit institucional”, tha Meta.

Ndonëse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, Presidenti iu bashkua qëndrimit të shumë kritikëve të OFL-së dhe “Anti KÇK-së”, duke pretenduar se ky aksion i mbivendoset SPAK-ut dhe e mbingarkon atë si institucion.

“Çdo përpjekje që rrezikon të shtyjë në periferi apo të vërë në trysni institucionet e reja të drejtësisë, nuk i shërben forcimit as të besueshmërisë së tyre dhe as forcimit të shtetit ligjor. Të gjithë duhet të reflektojnë për të rivendosur besimin e qytetarëve te institucionet dhe te politikanët”, u shpreh Meta.

Sa i përket sistemit zgjedhor, Ilir Meta la të kuptojë se nuk e kundërshton idenë e një sistemi tjetër.

“Themelore është vullneti për zgjedhje të lira e të ndershme. Unë do të preferoja çdo zgjidhje që i jep integritet Parlamentit dhe që deputetët të kenë lidhje më të drejtëpërdrejtë me qytetarët”, tha ai.

Të fundit

Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova s’ka formuar institucionet e reja. Reagon BE!

Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi...

Rama me sipërmarrës në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset!

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama: Do krijojmë një ofertë më cilësore...

Shënjestër e atentatit në Tiranë? Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Roan Brahimit

Është zbardhur dëshmia e gruas së Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Ajo është shprehur...

PD ankohet në KQZ për kryebashkiakun e Kolonjës: Përdor postin publik për fushatë

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit...

Finalja e BBVA4, familja e Gjestit del me njoftim të rëndësishëm

Me rastin e finales së madhe të “BBVA4”, të afërmit e Gjestit, që menaxhojnë llogarinë e tij në Instagram, kanë dalë me një njoftim...

Lajme të tjera

Web TV