Bino sjell faktet që rrëzojnë mitin më të shpeshtë për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë që shumica e qytetarëve janë skeptikë për të kryer vaksinën, Ministria e Shëndetësisë kë sjellë një ndër mitet më të shpeshta që qarkullon për koronavirusin, duke treguar faktet që e rrëzojnë atë.

Miti ‘Kur nuk më ka zënë deri tani, jam imun ndaj COVID-19’, për ministrinë e Shëndetësisë nuk është aspak i vërtetë. Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shfaqet shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino e cila thotë se çdo person mund të infektohet nga virusi.

Bino ndër të tjera shton se nëse një person e ka kaluar koronavirusin mund të infektohet përsëri me variantet e reja, të cilat rrezikojnë të shfaqen edhe në forma më të rënda. Prandaj, Bino iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, pavarësisht faktit nëse e kanë kaluar apo jo COVID-19.

“Është një përshtypje shumë e gabuar pasi çdo person mund të infektohet nga COVID. Këta persona mund të kenë qenë të infektuar, por në mënyrë asimptomatike. Nga ana tjetër këta mund të rinfektohen me variantet e reja të cilat janë tepër të transmetueshme, për të cilat duke mos qenë të vaksinuar mund të bëhen format e rënda të sëmundjes. Bile mund të shtrohen në spital, dhe mund të shkaktohen për fat të keq edhe vdekje. Kjo është arsyeja pse çdo person, pavarësisht e ka kaluar apo jo COVID, duke të vaksinohet. Ka pasur po jo kontakt me një person me COVID, duhet të vaksinohet”, shprehet Bino.

Sakaq, në video shfaqen edhe disa qytetarë të vaksinuar të cilët thonë se tashmë ndihen më të mbrojtur përballë rrezikut që kanoset nga koronavisrusi.

Lexo edhe :  Zbardhen detaje nga seanca në GJKKO, Erion Veliaj - prokurorit Dado:E ke personale me mua

“Ndihem e mbrojtur dhe do takohem më shpesh më fëmijët dhe me gjithë njerëzit e mi.

Ndihem shumë mirë që bëj vaksinën se shpëton jetë njerëzish.

Sot jemi të gëzuar që e bëmë vaksinën edhe do punojmë pa frikë”, thanë disa qytetarë të vaksinuar.

Kujtojmë që ashtu si muaji gusht edhe shtatori do të vijojë të jetë muaj i hapur për vaksinimin, ku të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID.

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV