Eurodeputetja holandeze apel Shqipërisë: Fokusohuni në çështjet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regresi në lirinë e shtypit dhe të shtetit ligjor në metodologjinë e re të zgjerimit i jep mundësinë Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të ndërpresin negociatat me shtetet kandidate për anëtarësim. Ndërkohë, në një intervistë për “Abc News”, eurodeputetja holandeze Kati Piri thotë se grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian dëshiron më shumë fokus në çështjet sociale dhe të mjedisit për qytetarët e Ballkanit në metodologjinë e re të Komisionit Europian.

Si e vlerësoni metodologjinë e rishikuar të Komisionit Europian për zgjerimin ? A përkon me 10 propozimet e grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian?

“Ne shohim qartësisht hapa pozitivë në metodologjinë e re të Komisionit Europian për zgjerimin. Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian mbështet zgjerimin dhe mendojmë që shtrirja e prosperitetit dhe demokracisë në të gjithë kontinetin europian është shumë e rëndësishme. Ne shohim një vëmendje më të madhe në reformat e shtetit ligjor dhe lirisë së medias, që janë çështje që ju interesojnë qytetarëve të Ballkanit. Ata duan që vendet e tyre të ecin përpara. Si socialdemokrate, do të kisha dashur të shihja një plan pak më ambicioz lidhur me çështjet sociale për qytetarët e Ballkanit. Ne në Bashkimin Europian po transformojmë ekonomitë tona për shkak të ndryshimeve klimaterike. Por ndërkohë ne shohim që 5 qytete në Ballkanin Perëndimor janë ndër më të ndoturat në botë. Qytetarët e Ballkanit meritojnë shëndet të mirë, ajër të pastër, ujë të pastër. Do kishte qenë mirë nëse në propozimin e Komisionit do kishte më shumë angazhim për këtë. Qytetarët e Ballkanit që punojnë me kohë të plotë nuk kanë një pagesë që bën të mundur një jetë dinjitoze. Nëse ne nuk fokusohemi te kjo, atëherë çfarë sjell zgjerimi për qytetarët e Ballkanit? Ne si socialdemokratë përfaqësojmë 10 qeveri ndër 27 qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe do insistojmë që kjo gjë të jetë në fokus. Si pikë të tretë,ne mbështesim dhënien e një asistence financiare më të madhe për vendet e Ballkanit, edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli është. Do kishim dashur të shihnim që nëse një vend bën progres, të mund të përfitonte nga fondet strukturore, apo fondet e kohezionit. Ato fonde që mund të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit”, tha Piti.

Metodologjia e re e parashikon më shumë përfshirje  të shteteve anëtare për vlerësimin e zbatimit të reformave. E mirëprisni këtë?

“Tërësisht. Ne mund të ëndërrojmë sa të duam këtu në Bruksel. Në fund të fundit janë shtetet anëtare ato që bllokojnë zgjerimin. Nëse ne i angazhojmë parlamentet e vendeve anëtare që në fillim të procesit lidhur me kushtet që vendet kandidate duhet të zbatojnë, atëherë kjo mund të ndryshojë dinamikën e zgjerimit. Pra, jo thjesht t’u kërkojmë në fund që ato të thonë “PO”. Por, të mundësojmë që të gjitha instancat të jenë më të përfshira në procesin e zgjerimit. Kjo do evitonte vendosjen e kushteve të reja sa herë duhet të merret një vendim, gjë që nuk e bën procesin shumë të ndershëm”, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  "Gaz Bardhi si spermatozoid i tërbuar", akuza e radhës për deputetin demokrat

A do bindte kjo shtetin tuaj anëtar, Holandën, Francën dhe Danimarkën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

“Parlamenti holandez ishte në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Problemi ishte me Shqipërinë. Cilat janë shqetësimet e qytetarëve holandezë? Janë dy. Njëra prej tyre ka të bëjë me pasojat e zgjerimit me vendet e Europës Qendore dhe Lindore. Shumë qytetarë tê këtyre vendeve erdhën në vendet Perëndimore, duke krijuar konkurrencë në gjirin e ndërmarrjeve perëndimore në uljen e rrogave. Prandaj, investimi në të drejtat sociale është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, ata shohin lidera si Viktor Orban, që mund të bllokojnë çdo gjë që ne duhet të vendosim me unanimitet. Ne duam të sigurojmë që nëse një vend bëhet anëtar, ne të kemi mekanizmat e duhura, që nëse situata përkeqësohet, ne mund t’i përgjigjemi kësaj”, tha ajo.

Komisioneri u shpreh qartë që mund të përdoren instrumenta penalizues në rast të shkeljes së të drejatve themelore dhe cënimit të shtetit ligjor. A mbështetet kjo nga Parlamenti Europian?

“Nëse ne shohim që ka një dinamizëm për reforma, një politikë gjithëpërfshirëse midis qeverisë, opozitës, shoqërisë civile, ne duhet të përdorim instrumenta nxitës. Për Turqinë, për të cilën jam raportuese prej 5 vjetësh, nëse do të vendosnim tani, ne nuk do t’i kishim dhënë as statusin  e kandidatit për shkak të përkeqësimit të lirive themelore, si të drejtat e njeriut, lirisë së shtypit, apo shkeljet e shtetit ligjor. Pra, na duhet një mekanizëm, që kur ka shkelje apo cënime, të mund të bëjmë një kthim mbrapa, duke ndërprerë fondet. Këto janë shqetësime të shumê qytetarëve europianë dhe ne duhet t’ju përgjigjemi atyre. Dhe nuk është në interesin e asnjë qytetari në Ballkanin Perëndimor të shohë që situata e lirisë së shtypit po përkeqësohet shumë dhe Bashkimi Europian sheh gjetkë nuk reagon ndaj kësaj. Pra, shpresoj që proçesi i zgjerimit të bëhet për qytetarët dhe jo për qeveritë”, tha më tej eurodeputetja.

Të fundit

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Lajme të tjera

Web TV