Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ludmilla, “Zonja Vdekje” që asgjësoi 309 nazistë me snajper

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ishin vetëm bombardimet me avion, marrja e territorit me armatën e tankeve dhe as bombardimi me regjimentet e artilerisë së rëndë. Operacioni “Barbarossa” pjesë e “luftës rrufe” të ideuar nga Adolf Hitleri, u fut në territorin e Bashkimit Sovjetik me 170 divizione. Por në luftën e zhurmshme e plot eksplozione, mes nazistëve të Hitlerit dhe sovjetikëve të Stalinit, spikati dhe një luftë e heshtur, milimetrike e me një durim të paçmuar, për të hequr një e nga një kundërshtarët. Ishte lufta e snjperistëve…

…Falë filmit “Armiku pas porte” Vasili Zaitsev u bë snajperisti më i njohur në botë. Ai shërbeu në regjimentin e pushkëve 1047. Zaystsev u shkollua si snajperit në fabrikën Meriz. Kadetët që u trajnuan aty është llogaritur se kanë vrarë mbi 3000 ushtarë armiq. Vetëm Zaitsev është konfirmuar se ka a vrarë 242 njerëz në mes të Teotrit 1942 dhe janarit 1943, por numri i vërtetë është më i madh dhe informacionet e mëtejshme thonë se ky numër mund të shkojë deri në 500.

Por gjatë ditëve të Luftës së Dytë Botërore një tjetër snajperiste do të ishte në ballë për ballë me armikun.  Kjo ishte Ludmilla Pavliçenko, e njohur më së shumti si njohur si “Zonja Vdekje”. Ajo u bë më e famshmja nga 2000 snajperistet femra të ushtrisë sovjetike. Mes muajve 1942 dhe janarit 1943 asaj i faturohet vrasja e 309 ushtarakëve të forcave gjermane. Por Ludmilla me armën e saj do të asgjësonte dhe 36 nga snajperistët e forcave të ushtrisë së Rajhut III.

Lufta e Dytë Botërore

Ludmilla Pavliçenko ishte një snajperiste sovjetike – e lindur në Ukrainë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me 309 vrasje në skedë, ajo vlerësohet si një nga snajperistet kryesore ushtarake të të gjitha kohërave, dhe snajperja femër më e suksesshme në histori. E lindur në Bila Tserkva më 12 korrik 1916, Pavliçenko u transferua në Kiev me familjen e saj në moshën 14-vjeçare. Aty ajo u bashkua me klubin e qitjes OSOAVIAKhIM, ku zhvilloi një mprehtësi amatoriale.

Në qershor të 1941, 24-vjeçarja Pavliçenko ishte në vitin e katërt të studimeve për histori në Universitetin e Kievit kur Gjermania nisi pushtimin e saj në Bashkimin Sovjetik. Pavliçenko ishte ndër të parat vullnetare që u regjistruan në zyrën e rekrutimit, ku ajo kërkoi të bashkohej me forcat e këmbësorisë. U caktua në Divizionin e 25-të të Armëve të Ushtrisë së Kuqe. Pavliçenko kishte mundësinë që të bëhej infermiere, por nuk pranoi: “U bashkova me ushtrinë kur gratë ende nuk ishin pranuar“, është shprehur ajo.

Atje ajo u bë një nga 2.000 snajperët femra në Ushtrinë e Kuqe, nga të cilët rreth 500 mbijetuan nga lufta. Pavliçenko bëri dy vrasjet e para si snajper pranë Belyayevka, duke përdorur një pushkë gjysmë automatike Tokarev SVT-40 me pamje teleskopike 3.5X.

Ajo luftoi për rreth dy muaj e gjysmë pranë Odessa-s, ku regjistroi 187 vrasje. Kur rumunët fituan kontrollin e Odessa-s, njësia e saj u dërgua në Sevastopol në Gadishullin e Krimesë, ku ajo luftoi për më shumë se tetë muaj. Totali i vrasjeve të bëra prej saj, të konfirmuara gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin 309, përfshirë 36 snajperë armiq.

Në qershor të 1942, Pavlichenko u plagos. Për shkak të statusit të saj në rritje, ajo u tërhoq nga luftimet më pak se një muaj, që t’i shërohej plaga.

 Presidenti Rusvelt audiencë me snaiperisten sovjetike

Lexo edhe :  Pritet rritja e çmimit/ Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun e bukës

Pavliçenko u dërgua në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara për një vizitë publicitare dhe u bë qytetarja e parë sovjetike që u prit nga një president amerikan, kur Franklin Rusvelt e priti në Shtëpinë e Bardhë. Pavliçenko u ftua më vonë nga Eleanor Rusvelt për të udhëtuar në Amerikë, në lidhje me përvojat e saj. Ndërsa u takua me reporterët në Uashington, D.C. ajo u mërzit për llojin e pyetjeve të bëra ndaj saj. “Një reporter madje kritikoi gjatësinë e pantallonave të uniformës sime, duke thënë se në Amerikë gratë veshin funde më të shkurtra dhe përveç uniformës sime më bëri të dukem e dhjamosur“, është shprehur Ludmilla.

Pavliçenko u shfaq para Asamblesë Studentore Ndërkombëtare që po mbahej në Uashington, D.C., dhe më vonë mori pjesë në takimet e CIO-s dhe bëri prezantime dhe mbajti fjalime në New York City dhe Chicago.

Në Chicago, ajo qëndroi para turmave të mëdha, duke i thirrur burrat për të mbështetur frontin e dytë. “Zotërinj, – tha ajo, – unë jam 25 vjeçe dhe kam vrarë 309 pushtues fashistë deri tani. A nuk mendoni ju, zotërinj, që keni qenë fshehur pas shpinës time për shumë kohë?” Fjalët e saj e afruan turmën, duke shprehur mbështetjeje të madhe për fjalët që ajo tha.

Shtetet e Bashkuara i dhanë asaj një pistoletë gjysmë automatike “Colt”. Në Kanada ajo u prezantua me një pushkë me pamje Winchester, e cila tani ndodhet në një ekspozitë në Muzeun Qendror të Forcave të Armatosura në Moskë. Ndërsa vizitoi Kanadanë së bashku me shokët e saj snajperistë, Vladimir Pchelintsev dhe komisarin Nikolai Krasavchenko, ata u përshëndetën nga mijëra njerëz në Stacionin e Bashkimit në Toronto.

Të Premten e 21 nëntorit të vitit 1942, togerja Pavliçenko vizitoi Coventry, në Mbretërinë e Bashkuar dhe pranoi donacionet prej 4516 £ nga punëtorët e Coventry për të paguar tre njësi me rreze X për Ushtrinë e Kuqe. Ajo gjithashtu vizitoi rrënojat e Katedrales Coventry, punëtorët e Alfred Herbert dhe Fabrikën e Makinave Standarde nga ku ishin grumbulluar shumat e fondeve. Më herët gjatë ditës, ajo kishte inspektuar një fabrikë në Birmingham.

Pasi arriti gradën e majorit, Pavliçenko nuk u kthye më kurrë në luftime, por u bë një instruktore dhe trajnere për snajperët sovjetikë deri në fund të luftës. Më 1943, asaj iu dha “Ylli i Artë i Heroit” të Bashkimit Sovjetik dhe u nderua edhe në një pullë postare Sovjetike.

Epilogu

Pas luftës, ajo përfundoi arsimimin në Universitetin e Kievit dhe filloi karrierën si historiane. Nga viti 1945 deri në vitin 1953, ishte asistente kërkimore e Shefit të SHP të Marinës Sovjetike. Më vonë u bë aktive në Komitetin Sovjetik të Veteranëve të Luftës. Pavliçenko vdiq në 10 tetor 1974 në moshën 58-vjeçare dhe u prè në Varrezat e Novodevichye në Moskë.

Rekordi i luftës së Pavliçenko u njoh në Bashkimin Sovjetik nga dy pulla përkujtimore me portretin e saj. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, përkujtohet nga një këngë (“Miss Pavlichenko”) e kompozuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grupi “Folk Sia”.

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

Burimi: bbc.com/ academiaplay.es/ wikiwand.com/

Të fundit

Sëmuret rëndë Mbretëresha Camilla/ Tërhiqet nga të gjitha daljet publike

Mbretëresha Camilla është diagnostikuar me një infeksion të rëndë të frymëmarrjes dhe për këtë arsye po tërhiqet nga të...

Skandali me pedagogët në Universitetin e Elbasanit/ Gjykata ndryshon masat e sigurisë

Ditën e sotme, Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë ndaj 7 pedagogëve të Universitetit të Elbasanit, ndërsa e konsideroi të paligjshëm arrestimin nga policia...

“Nuk kam qenë kurrë pjesë e Cosa Nostra-s”, dënohet mësuesja e lidhur me bosin mafioz

Magjistrati i Palermos, Paolo Magro, dënoi me 11 vjet e 4 muaj burg për organizatë mafioze Laura Bonafede, mësuesen nga Campobello di Mazara, vajza...

Zgjedhjet në SHBA, edhe astronautët do të votojnë

Ndonëse se janë në orbitë, astronautët amerikanë kanë mundësi që të marrin pjesë në zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA, dhe procesi është...

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Votuesit presin për të votuar në Karolinën e Veriut

Radhë të gjata njerëzish janë duke pritur në radhë për të hedhur votën e tyre në Ëilmington, Karolina e Veriut. Sapo qëndra e votimit u hap,...

Lajme të tjera

Web TV