Alfred Lela: Rama me kabinetin më femëror në botë, bëri të kundërtën e pritshmërive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U formua qeveria e re “Rama 3” me konfirmimin e disa ministrave të kabineteve të mëparshme dhe me katër ministra të rinj. Si i vlerësoni zgjedhjen e Ramës?

Një gjë është e sigurt: Rama ka kabinetin më femëror në botë. Pra, kur vjen te balanca gjinore Shqipëria i thyen të gjitha rekordet. Nëse nuk jemi të sigurtë për cilësitë e tjera të kabinetit, mund të thuhet se ajo siguri që mund të na mungojë neve, nuk i mungon Ramës. Përndryshe pse do t’i kishte bërë ato zgjedhje. Duket sikur Rama ka krjuar dy qeveri, atë në parti dhe atë në Këshillin e Ministrave. Nëpërmjet kësaj kundërvënieje ai shpreson të prodhojë një qeveri efikase.

Shumë prisnin që Rama të rinovonte kabinetin edhe për imazh, pasi edhe vetë në deklarata publike këmbëngulte se një ministër nuk duhet të qëndrojë më shumë se pesë vite. Përse kjo lëvizje e Ramës? A ka tentuar të ruajë balancat ekzekutiv-parti?

Duket sikur z. Rama ka duruar sa të ngrihej diga e pritshmërive publike dhe më pas ka bërë të kundërtën. Si ai lojtari që kur ia lexon dorën bën një lëvizje të papritur/pa parashikuar. Ai vetë pat folur për ‘një stol të gjerë rezervash’ dhe këtë ka bërë, me sa duket. Një ‘stol kërcënues’ ua bën jetën të vështirë atyre që janë në fushë. Ramës i intereson, sigurisht, autoriteti i tij të cilin e ka vendosur përfundimisht dhe gjerësisht. Mund të thuhet se Edi Rama është kryeministri më pak i kërcënuar në historinë e tranzicionit. Një kryeministër-mbret.

Kryeministri bëri një lëvizje të fortë sa i takon pjesës drejtuese në parti. Taulant Balla nga më i votuari si deputet, lëvizi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, madje edhe nga qarku Elbasan si drejtues politik në Fier. A është një strategji e Ramës për të mos pasur “superdeputetë” që bëjnë “presion” me mbështetjen lokale?

Lexo edhe :  “Ju tregoj takimin e fundit në Divizionin e Elbasanit me Kadri Hazbiun”

Ndoshta vetëm zonja Linda Rama e di se çfarë ka patur në mend z. Edi Rama me atë lëvizje. Rama ndau edhe dy funksione që shihen si tradicionalisht të lidhura, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kreut të grupit parlamentar, duke i lënë Ballës këtë të fundit dhe …Fierin. Nuk mund të thuhet se Balla e kërcënon, apo i shkonte mendja të rivalizonte Ramën. E gjitha mund të jetë më e thjeshtë se sa e bëjmë ne: I duhej një post për të akomoduar Damian Gjiknurin. Përjashto ministrin, çfarë tjetër mund t’i ofronte pëveç aksesit të pushteti i lartë partiak.

Lindita Nikolli u propozua si kandidate për Kryetare e Kuvendit dhe njihet për një natyrë të qetë. Si e shihni që Parlamentin e drejton një grua për herë të dytë?

Një grua katolike sidomos, duke marrë kështu nga regjistri politik i demokratëve. Rama është akuzuar si kryeministri që ‘e lë pas dore Veriun’, të paktën sa u takon investimeve. Gjithashtu edhe përfaqësimit politik. Në triumviratin në krye të shtetit nuk kishte asnjë gegë gjatë mbretërimit të Ramës. Këtë e ndreq me Nikollën. Rama kërkon të bëjë edhe kontrast, ma merr mendja. Një opozitë e ashpër, sa kohë në Kuvend do të jetë Berisha, së cilës i përgjigjet me një grua të panjohur për eksese në zë apo veprime. Një përzgjedhje e natyrës simbolike. Edhe po të kujtosh këtu se prurjet, me emra dhe gjeografi, e ngjashme me Nikollën në Partinë Socialiste kanë qenë, thuajse të gjitha, problematike.

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV