Deputeti dhe njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri me një fotografi nga mbledhja e sotme e Kuvendit, ka falënderuar votuesit, për besimin në PS dhe Edi Ramën për të udhëhequr edhe për 4 vitet e ardhshme.
Gjiknuri ka shprehur besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes evropianë të Shqipërisë.”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.