Ina Zhupa: Kënga për 100-vjetorin e Tiranës është e vjedhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka “vjedhur” këngën e 100-vjetorit të Tiranës.

Demokratja thekson se kënga e Tiranës është kopjuar nga kënga e Londrës.

Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet të vjedhë në çdo fushë! Tirana në këtë 100 vjetor mund të kishte qindra këngë të orkestruara posaçërisht për të, duke e nderuar kryeqytetin, duke përfshirë edhe motivet tironse pse jo.

Por jo, Veliaj zgjodhi që për 100 vjetor Tiranën ta nderonte me një vjedhje të radhës, me këngën e Londrës!

Pasi kopjoi logon, nuk kishte si mos të kopjonte edhe kolonën zanore ndërkohë që kanë shpenzuar mijëra euro nga paratë e qytetarëve të Tiranës. Tirana e vjedhur është çdo ditë nga Veliaj, por s’kishte nevojë t’ja u kujtonte edhe për 100 vjetor! Tirana nuk e meriton një hajdut serial si Veliaj”, shkruan Zhupa.

Të fundit

I paparashikueshëm! Trump ndalon hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e dymbëdhjetë vendeve. Duke nënshkruar ndalimet e...

Duka jep lajmin: Stadiumi Kombëtar do quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për pesë vitet e ardhshme,...

“Më vjen neveri kur shoh deputetët e PD që sillen ashtu për një copë rrogë”

Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në “Breaking” pas seancës parlamentare, duke kritikuar kolegët e tij të Partisë Demokratike. Sula tha se u ndje...

Kufizohen kreditë për shtëpi! Më 1 korrik ndryshojnë ‘rregullat e lojës’ me bankat

Këtë të enjte ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë që do marrin qytetarët për të blerë...

Franca dhe Spanja përballen në gjysmëfinalen e dytë të Nations League,formacionet zyrtare

Spanja dhe Franca përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, për të siguruar biletën për finalen e madhe përballë Portugalisë. Do të...

Lajme të tjera

Web TV