Sanremo 2020, triumfon Diodato me “Fai rumore”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diodato ka fituar Sanremo 2020. Pas plot pesë netësh spektakël, që kaloi më shumë se 30 orë transmetimi, më në fund, Sanremo ka një emër fitues për edicionin e 70-të të tij. Gara e fundit ishte mes Francesco Gabbani-t dhe Diedados pas televotimit.  Një garë që përfundoi me tre emra: Pinguini Tattici Nucleari me Ringo Starr, Francesco Gabbani me Viceversa, si edhe Diodato me me “Fai rumore”.

Pas televotimit të tre këngëve, në vendin e tretë u rendit grupi Pinguini Tattici Nucleari. Amadeus, drejtori artistik dhe moderator i këtij edicioni, ia doli që t’u rikthente italianëve vëmendjen nga Sanremo, duke kaluar më shumë se 54% shikueshmëri.

Nga nata në natë, elementët e spektaklit e sjellë në skenë edhe nga Rosario Fiorello, e bënë këtë edicion të 70-të të këngës italiane të mbahet mend gjatë e të komentohet si një ndër më të ndjekurit e pothuaj 40 viteve të fundit. Kështu Diadato me këngën e tij do të jetë edhe zëri përfaqësues i Italisë në Eurovizion. Kritika e ka vlerësuar për zërin dhe mesazhin që ka përcjell “Bëj zhurmë” duke u ngjitur në majën e muzikës së lehtë italiane për vitin 2020. n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV