Covid-19 i merr jetën liderit kundër vaksinave në Izrael

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdiq nga Covid, Hai Shaulian, një nga organizatorët më të njohur të protestave në Izrael kundër pasaportave të gjelbra, maskave dhe vaksinave. 57-vjeçari kohët e fundit kishte postuar një fotografi të tij në Facebook të bërë në spitalin Holon, ku ishte i lidhur me ventilatorin e mushkërive.

“Mos u dorëzoni, shteti përdor metoda shtrënguese kriminale me ne. Ata duan të më fshijnë”, thuhet në mbishkrimin e imazhit. Deri në momentin e fundit, Shaulian u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj masave kundër Covid. Mesazhi i fundit – Në postimin e publikuar në rrjetet sociale shkroi:

“Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. Nuk kam oksigjen dhe nuk mund ta stabilizoj veten. U zgjova këtë mëngjes me njomje, i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë. M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme”.

Shaulian më pas shtoi dozën, duke thënë, “Pasaporta e Gjelbër nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me detyrimin, luftën”.

 

Të fundit

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Lajme të tjera

Web TV