U kap me 36 kg kokainë të fshehur në sedilje të makinës, arrestohet bosi shqiptar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke transportuar me makinë nga Francë për në Itali 36 kilogramë kokaine.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Norend Kapo, banues në Pesaro.

Mediet italiane shkruajnë se operacioni anti-drogë është zhvilluar në zonën kufitare Morgex mes Italisë dhe Francës.

48-vjeçari u arrestua në Morgex pasi gjatë kontrollit në makinë u dyshua se ai mund të kishte lëndë narkotike. Pas kontrollit u zbulua sasia e lëndës narkotike, të cilën shqipatri e kishte fshehur në sediljen e shoferit dhe pasagjerit.

Tashmë Norend Kapo akuzohet për posedim dhe trafik droge, ndërsa rrezikon deri në 20 vite burg.

Të fundit

105 vite kryeqytet! / Ja kush ishte i pranishëm në festë (FOTOT)

Edi Rama, Blendi Gonxhe, Arta Dade. Këto ishin vetëm disa prej emrave që morën pjesë në kremtimin e Tiranës...

“Kurajo vëllai im”, aktori i njohur i humorit në mbështetje të Erion Veliajt

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ka reaguar pas arrestimit të kryebashkikakut Erion Veliaj të hënën me urdhër të SPAK. Përmes një postimi në...

Vlerësim i masës së sigurisë/ Mbështetësit e Veliajt mblidhen para GJKKO

Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara GJKKO ku do të mbahet sot seancë për vlerësimin e masës...

Arrestimi i Veliajt/ Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës. Në ambientet e Pallatit të...

Ajola Xoxa mbërrin në ambientet e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën...

Lajme të tjera

Web TV