Reciprociteti për targat, vijojnë sot bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot pritet të vazhdojnë bisedimet për reciprocitetin e targave në Bruksel. Takime për këtë punë janë mbajtur edhe dje, por që s’kanë përfunduar me ndonjë marrëveshje, vetëm është finalizuar një draft-dokument.

Ndërkohë, ditën e djeshme në Bruksel, përmes të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak u finalizua një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje pritet të miratohet nga Beogradi zyrtar, ndërsa mes dy palëve nuk ka pasur një takim.

Marrëveshja, sipas zv.kryeministrit Besnik Bsilimi parasheh tri elemente:

1.Të shtunën me datën 2 tetor, forcat e KFOR-it do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe disa orë pas vendosjes së tyre do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe me zhvendosjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

2.Me datën 4 tetor, në ora 08:00 do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve, me të cilat, si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës. Rrjedhimisht nga dita e hënë parashihet që asnjë qytetarë i Kosovës dhe Serbisë nuk do ketë më nevojë të vendosë tabela të përkohshme gjatë kalimit në territorin e shtetit tjetër.

3.Do të krijohet një grup punues me objektiv gjetjen e zgjidhjes përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Ky grup do të ketë gjashtë muaj kohë për të mundësuar kalimin në zgjidhjen e përhershme, me çka kufizohet afati i zbatimit të sistemit me afishe.

Zv.kryeminsitri Besnik Bisilimi dje gjatë një konference për shtyp u shpreh se nuk kanë rënë dakord me Serbinë vetëm në një pikë, sa i përket targave të Mitrovicës së Veriut.

Lexo edhe :  Vuçiç: Kemi surpriza nga dy vende për pavarësinë e Kosovës

Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, nuk ka përfunduar dhe se negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara thonë se është bërë përparim, por negociatat ende vazhdojnë.

Tensionet në veri janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 25 shtator, Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok u dogj, ndërkaq Qendra për Regjistrim Civil në Zveçan u sulmua. Për këto incidente, Kosova ka fajësuar Serbinë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi të hënën se, nga 20 deri më 26 shtator ka administruar 10.110 targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Të fundit

Irani tjetër kërcënim ndaj SHBA-ve: Nëse ndërhyjnë, do të hakmerremi ndaj agresorëve!

Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj SHBA-së, ndërsa Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin në...

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të japë ndikimin e saj tek...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Lajme të tjera

Web TV