Befason Zyra e Punës, sistemon 1420 persona brenda 5 ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda pesë ditëve në të gjithë vendin janë sistemuar në punë 1420 punëkërkues. Vetëm në Tiranë kanë gjetur një vend pune 974 persona. Dhe gjithë ky proces është realizuar nga ndërmjetësimet e zyrave të punës. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Financave në raportin e saj vjetor. “ 1420 persona janë punësuar në gjithë vendin nëpërmjet ndërmjetësimit të zyrave të Punës gjatë periudhës 27 -31 Janar 2020. Numrin më të madh të të punësuarve e ka Qarku i Tiranës me 974 persona”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Në të njëjtin raport thuhet se Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi një forum diskutimi me brezin e parë të studentëve të ekselencës, të punësuar pranë MFE dhe institucionet e saj të varësisë. Diskutimet u fokusuan në sfidat e hasura gjatë rrugëtimit të studentëve të punësuar dhe të ardhmen e tyre në vijim të Paktit për Universitetin.

Ministrja Denaj u shpreh se studentët e ekselencës janë të rëndësishëm për të sjellë një frymë të re në administratën publike dhe MFE, duke vlerësuar këtë kontigjent të rinjsh, ka ofruar mbështetje përmes trajnimeve të nevojshme dhe një integrimi të plotë në vendin e punës. Përfundimi me sukses i testimeve dhe përfshirja e tyre në shërbimin civil do të ishte përmbyllja e duhur e këtij rrugëtimi. Pranë MFE u punësuan rreth 175 studentë të ekselencës, nga 350 që u punësuan në administratën publike në tërësi.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV