Nikolla pret ambasadoren franceze: Franca pro mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e cila e uroi për marrjen e detyrës së re. Ambasadorja Barsacq shprehu vullnetin e Francës për të vazhduar e intensifikuar bashkëpunimin me Shqipërinë.

Siç njofton zyra e shtypi, një çështje diskutimi ishte edhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, ku Nikolla tha se vendi ynë është gati për këtë hap.

Politika e jashtme e Shqipërisë është qind për qind në koherencë me politikën e jashtme të BE-së. Ne kemi përmbushur pesë prioritetet, kushtet e Bundestagut gjerman si edhe kushtet e Këshillit të Marsit 2020 dhe jemi gati të ulemi në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE, brenda vitit 2021. Metodologjia e re e rishikuar e zgjerimit duhet të vlerësohet si një hap i ri për të ruajtur e mbështetur progresin e integrimit në BE të rajonit, veçanërisht hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë. Procesi i integrimit në BE bazohet në meritat e çdo vendi, duke bërë kujdes që të mos pësojë krisje nga qëndrimet e ndonjë vendi anëtar. Përsa i përket Kuvendit, me opozitën si pjesë aktive tij, unë do të bëj të mundur lehtësimin e bashkëpunimit për reformat dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, tha Nikolla.

Kryetarja Nikolla vlerësoi edhe angazhimin e Francës dhe të Presidentit Macron në Ballkanin Perëndimor si edhe në nxitjen e mbështetjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Ambasadorja Barsacq u shpreh se Ambasada do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe intensifikimin e kontakteve midis deputetëve të të dy vendeve. Ajo e informoi Kryetaren Nikolla edhe mbi qëndrimin më të fundit të Francës në favor të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

Të fundit

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Lajme të tjera

Web TV