Erion Braçe propozon ndryshime të taksave: T’ua marrim të pasurve e t’ua shpërndajmë të varfërve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist, Erion Braçe paralajmëron se rritja e çmimeve do të prekë më shumë të varfërit dhe kërkon ndryshime të politikave fiskale duke taksuar më shumë të pasurit për të sjellë më shumë të ardhura në arkat e shtetit.

Braçe thotë se rritja e çmimeve nuk mund të ndalet, por propozon disa masa të tjera për të mbrojtur shtresat në nevojë, duke filluar nga lufta kundër abuzimit me çmimet.

“Tregjet tona janë të përqendruara, të kontrolluara nga vetëm 4-5 kompani, thuajse me konkurrencë formale. Çmimet në to as funksionojnë si në bursë dhe as përcillen siç bursa vendos. Çmimet këtu nuk i nënshtrohen konkurrencës, çmimet këtu caktohen, njoftohen!”, tha ai.

Së dyti propozon rishpërndarjen e parave.

“Rritja e çmimeve pa ndryshuar tatimet e taksat, po sjell të ardhura shtesë në arkën e shtetit, shumica paguar nga qytetarët për shkak të tvsh, akcizës etj., tatime e taksa konsumi. Dua ta sqaroj njëherë e mirë, i paguajnë qytetarët, biznesi i madh bën thjesht agjentin e qeverisë. Ndaj duhet të rishpërndajmë. Dy rruge ka: përmes tatimeve e taksave, veçanërisht atyre që mbitatojnë konsumin, të ardhurat nga puna, uljes së tyre; përmes pagesave të drejtpërdrejta, mbrojtëse e rimbursuese për të varfrit dhe shtresën e mesme”, shtoi ai.

Këtë herë, sipas Braçes, barra e krizës s’mund të bjerë mbi të varfërit dhe shtresën e mesme.

“Tërmetin e pandeminë e paguan plotësisht ata; Kriza e çmimeve sado e përkohshme të jete, nuk duhet të pasurojë edhe më të pasurit, por të përballohet prej tyre. Pa shtuar asnjë tatim për ta, por duke i bërë të paguajnë ndershmërisht atë që u takon, atë që e fshehin dhe qe i ka mbipasuruar! Janë 100 vip-at tanë! Në kuvend javën e dytë të shtatorit ua thashë me emra e mbiemra, xhiro, fitim qesharak dhe tatim akoma dhe më qesharak të paguar”, deklaroi ai.

Të fundit

Si të dekorojmë tavolinën për Vitin e Ri, disa truke të veçanta

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por...

Shehaj kërkoi interpelancë/ Balluku: Isha në sallë kur ti merrje raport mjekësor

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballu i është përgjigjur deputetit Agron Shehaj, pasi ky i fundit pretendonte se ajo nuk ka...

Vonesa e Malajt në seancë, Bardhi: Kuvendi nuk është kafe personale!

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancës seanca për disa minuta për shkak të mungesës së ministrit...

Bllokoi foltoren e Parlamentit, Spiropali përjashton Agron Shehajn nga seanca: Suksese!

Kryetrarja e Kuvendi, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin e pavarur, Agron Shehaj i cili prej minutash mbante të bllokuar...

Federik Ndoci rrëfen ‘anën tjetër’ të Parashqevi Simakut: Më përjashtuan nga koncerti

Teksa i gjithë opinioni publik është i mbërthyer pas historisë së ikonës së muzikës shqiptarë, Parashqevi Simaku, artisti i njohur Federik Ndoci ka ndarë një histori...

Lajme të tjera

Web TV