Një gjykatës ka rekomanduar që të pushohet çështja e ngritur ndaj Cristiano Ronaldos, i cili akuzohet për përdhunim.
Një grua akuzoi sulmuesin e Manchester United se e përdhunoi në një hotel në Las Vegas në 2009 dhe kërkoi dëmshpërblim.
Ndërsa prokurorët nuk ngritën padi penale ndaj 36-vjeçarit në 2019-ën, duke thënë se “pretendimet s’mund të vërtetoheshin”.
Por ylli portugez gjithmonë i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Gjyqtari Daniel Albregts, i cili ka shqyrtuar çështjen, tha se provat e bazuara në komunikimet mes Ronaldos dhe ekipit të tij ligjor s’mund të përdoren në këtë rast.
“Nëse gjykata nuk jep sanksione për përfundimin e çështjes, veprimet e avokatit të saj mund të kenë pasoja të gjera, të rrezikshme në legjitimitetin e procesit gjyqësor”, tha gjyqtari Albregts.
Ndërsa avokati i Ronaldos mirëpriti rekomandimin, duke thënë se: “Jemi të kënaqur me shqyrtimin e hollësishëm të gjykatës mbi këtë çështje dhe gatishmërinë e saj për të zbatuar me ligjin bazuar në fakte”.