PS cakton delegatët në qarkun e Tiranës, ja cilët janë ato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka caktuar delegatët në qarkun e Tiranës.

Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj do drejtojë përkohësisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, ku ka zëvendësuar Elisa Spiropalin. Ndërkohë Mimi Kodheli është deleguar në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe ka zëvendësuar Ervin Bushatin, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, në Tiranë, Paulin Stërkaj, në Njësinë Nr. 11. Ndërkohë është rikthyer sërish në Tiranë Blerina Gjylameti, e cila në zgjedhjet e 25 prillit u delegua në Pogradec.

E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, e cila ka zëvendësuar deputetin Xhemal Qefalia, për këto zonë. Ndërsa deputeti më i ri i zgjedhur në PS, Orlando Rakipi, është caktuar delegat në bashkinë e Vorës.

Të fundit

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej...

“Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Kreu demokrat Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë...

Zgjedhjet/ Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta...

Lajme të tjera

Web TV