Makina inteligjente gjobit 1456 shoferë, në 48 orët e fundit pezullohen 32 leje drejtimi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet për të parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit, të kryera nga makina inteligjente, 1456 shoferëve do t’i shkojë masa administrative në banesë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore , njofton se janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Policia e Shtetit -Informacion

Fundjava/Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej disa ditësh, ka filluar funksionimin makina inteligjente, për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 1456 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2340 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet

Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Të fundit

Mot i paqëndrueshëm në vend/ Ja kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia...

Trump do takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë

Takimi Donald Trumpit me homologun rus Vladimir Putin do të zhvillohet në një të ardhme jo shumë të largët, dhe vendi i përballje së...

Deputeti i PD heq rripin e pantallonave live në studio, sqaron çfarë ndodhi në seancë

Maxhoranca dhe opozita u përplasën ashpër të enjten në Kuvend, kryesisht për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Situata degjeneroi në konfrontim fizik...

Sanremo 2025/Ja si shkuan dy netët e para të festivalit dhe çfarë pritet në natën e tretë

Festivali i Sanremos 2025 ka nisur me shumë emocion, prej dy ditësh (11 shkurt 2025) duke shënuar edicionin e tij të 75-të në Teatrin...

“Mos ma përmend mua gruan”/ Agravon situata mes Tirit dhe Indritit në BB VIP Albania

Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 po bëhet gjithnjë e më i tensionuar, ndërsa raportet mes banorëve po arrijnë në pikën e shpërthimit....

Lajme të tjera

Web TV