PD/ “Titaniku” që po mbytet nga kapiteni dhe timonieri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja e fortë pa kthim mes Berishës dhe Bashës për të rimarrë, apo për të mbajtur drejtimin e Partisë Demokratike, sjell përçarjen nga baza në Grupin Parlamentar. Ish-kryetari po merr bazën, ndërsa Basha mbrohet dhe sulmon me “mbështetjen ndërkombëtare”. Për zhvillimet e fundit brenda kampit të partisë më të madhe opozitare, komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Leonard Karaj.

Nga Fernada Cenko

Lufta e hapur në Partinë Demokratike është plaga më e madhe që po i ndodh kësaj force politike, jo vetëm në raport me veten, por edhe si alternativë për tu zgjedhur për qeverisje. Lufta mes ish kryetarit Sali Berisha dhe kryetarit Lulzim Basha i ka ndarë demokratët. Berisha ka kapur bazën, ndërsa Basha është lidhur fort tek kupola e partisë, duke përshkruar vetëm një itinerar të shkrytër seli-parlament. Përplasja e dyshes Berisha-Basha, ka sjellë jo vetëm përçarjen e anëtarësisë dhe simpatizantëve, por edhe të deputetëve. Berisha deri tani ka marrë pas vetes tetë deputetë, që e kanë ndjekur në aktivitete, duke bërë rolin e “duartrokitësve” në rreshtin e parë. Flamur Noka, deputeti më i flakët i Berishës u paralajmërua për përjashtim nga grupi. Sjellja e Nokës kundrejt Bashës po e afron më shumë në kohë, përjashtimin e tij. Po ashtu gati për të përjashtuar janë edhe deputetë të tjerë të cilët po mbajnë qëndrim anti-Bashë. Tashmë PD është ndarë në tre grupe. Njëri grup rend pas Berishës me entuziazëm, duke kërkuar rikthimin e tij, të tjerë kapen fort pas Bashës në mbrojtje të vijimësisisë së kryetarit që nuk njeh asnjë fitore dhe pala e tretë që është ende e pavendosur, pasi nuk di cili do të jetë fundi. Megjithatë, për momentin Lulzim Basha duket se ka përkrahjen e ndërkombëtarëve, ndërsa Berishës ju dha edhe një herë alarmi se është i dënuar përjetësisht për të mos shkelur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk është pak, edhe sikur ai të marrë drejtimin e PD-së të tjera “sanksione” mund të ndërmerren. I vetmi që duket se përfiton nga kjo luftë e brendshme është Edi Rama, i cili më shumë se të bëjë llogaritë për qeverisjen, kundërshtarin e vetëm serioz e sheh në agoni. Mungesa e paqes në PD është paqe për vetë Ramën, i cili po miklon Bashën për të arritur reformat që kërkohen nga ndërkombëtarët dhe për të marrë mbështetje më të fortë nga shqiptarët. Për situatën në PD flasin analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Leonard Karaj.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV