Një shqiptar 29-vjeçar, i quajtur Besmir Shala, u gjet i vdekur në një rrethrrotullim në Piza të Italisë. Ai po lëvizte me një skuter, kur mendohet se humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas.
Disa dëshmitarë thanë se e gjetën atë të shtrirë. Pasi vunë re se ai nuk po lëvizte, njoftuan policinë. Autoritetet thonë se ka dyshime se atë e ka zënë gjumi ose mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor.
29-vjeçari kishte qenë te e dashura e tij përpara se të merrte skuterin për t’u larguar. Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që për ngarjen nuk ka dëshmitarë./Il Tirreno