Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me pamjet e qytetit të rilindur të Laçit, nga projekti i rindërtimit. Kjo zonë ishte një nga më të prekurat nga tërmeti tragjik i nëntori 2019.
Rama thotë se apartamenteve po u jepet “dora e fundit” dhe shumë shpejt do jenë gati.
“Mirëmëngjes, dhe me Laçin e Rilindur siç askush nuk e ka parafytyruar kur gdhiu dita pas tragjedisë së madhe, teksa po mbyllen detajet e fundit të kësaj zone, ku pas pak do të hapen dyert për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kryeministri dhe ndan fotot e mëposhtme.