Xhaçka pret ministrin e jashtëm të Kinës: Vullnet për bashkëpunim në të gjithë ato çështje ku ndajmë qëndrime e interesa të përbashkëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Olta Xhaçka, priti në një takim Këshilltarin e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, z. Wang Yi, në vizitën që delegacioni kinez i kryesuar prej tij po zhvillon në Shqipëri, në date 29 tetor 2021, ne kuader te nje turi rajonal.

Vizita përkon me 50-vjetorin e kthimit të Kinës në OKB, për të cilin Këshilltari i Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Wang Yi, nënvizoi kontributin e veçantë të Shqipërisë dhe përcolli falenderimet e mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Këshilltari i Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Wang Yi, shkëmbyen mendime mbi situatën e marrëdhënieve dypalëshe ku u theksua vullneti reciprok për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike, tregtare, kulturore, por edhe diplomatike e politike.

Një vend të veçantë zuri në këtë bisedë edhe shkëmbimi i mendimeve mbi bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit ku Shqipëria do të ulet për një mandat dy vjeçar gjatë viteve 2022 – 2023. Të dy ministrat konfirmuan vullnetin e dyanshëm për të zhvilluar konsultime e për të bërë përpjekje të sinqerta për të gjetur hapësira bashkëpunimi e mirëkuptimi.

 

“Shqipëria ndjek sot një politikë të jashtme të bazuar tek parime e vlera që frymëzohen nga eksperienca jonë historike. Ne kemi vullnetin e plotë për të bashkëpunuar ngushtë me Republikën Popullore Kineze për të gjithë ato çështje ku ndajmë qëndrime e interesa të përbashkëta, duke njohur e vlerësuar rolin dhe peshën e Kinës në arenën globale,’ u shpreh Ministrja Xhaçka.

 

Bisedimet u përqendruan tek bashkëpunimi dypalësh dhe mundësitë për zhvillimin e tij të mëtejshëm në fushat me interes të ndërsjelltë, me fokus bashkëpunimin ekonomik e kulturor, luftën kundër pandemisë dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, si dhe bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale [Kinë-CEEC]. Dy ministrat mbështetën heqjen e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të vizitojnë Kinën, për të cilën Ministri Yi vlerësoi se vendi i tij do të respektojë parimin e reciprocitetit.

Lexo edhe :  Gjenevë/ Shqipëria merr çmimin 'WSIS Prizes 2025' për kategorinë 'e-Government'

Vizita e Ministrit Wang Yi është e para e një krydiplomati të Republikës Popullore të Kinës që prej vitit 2011.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV