Nis shkolla e Integrimit Europian, Balla: Plani A i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në nisjen e Shkollës Europiane të Integrimit.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se procesi i integrimit europian është një proces shumë planësh dhe natyrshëm ajo që duhet bërë më mirë është pjesa që lidhet me trajnimin e personave që lidhen me këtë proces në nivelin e qeverisjes vendore.

Sipas Ballës, Shqipëria nuk ka asnjë plan B, gjithmonë plani A i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Balla në fjalën e tij theksoi se brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimmarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara.

“Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimmarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje të zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet”

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Procesi i integrimit është një proces shumë planesh dhe natyrshëm ajo që ne duhet të bëjmë më mirë është pjesa që lidhet me trajnimin e personave që lidhen me këtë process në nivelin e qeverisjes vendore.

Kur flasim për qeverisjen vendore është e nevojshme të bëjmë sa më shumë ndërgjegjësim në këtë nivel të qeverisjes përsa i përket projektit. Unë kam pasur fatin dhe mundësinë të ndjek nga afër procesin e anëtarësimit të një vendi anëtar të BE-së, sikurse është Rumania.

E di fare mirë që investimi që duhet të bëjmë në këtë fazë të procesit është investimi tek njerëzit që do të merren me prezantimin e projekteve për thithjen e fondeve. Natyrshëm shkolla që prej vitit të parë të saj është munduar që të ndalet edhe në mënyrën e formësimit të projekteve në mënyrën e absorbimit të fondeve, që është një prej problematikave që çdo vend pasi anëtarësohet përballet. Mbaj mend që në tre vitet e para Rumania
asorbonte më pak se gjysmën e asaj që akordonte si pjesë e detyrimit të të qenit anëtare e BE dhe për shumë njerëz kjo dukej si një disfatë. Vendi që në gjykimin tim ishte modeli i shkëlqyer ishte Sllovenia, e cila filloi të përfitonte direkt që në vitin e parë.

Lexo edhe :  Turistët italianë, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë!

Nisur nga këto eksperienca nuk ka asnjë dyshim që ne do të jemi në një moment të caktuar vend anëtarë i BE-së. Jo vetëm që për ne nuk ka plan B, gjithmonë plani A i yni është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Brenda Bashkimit Europian ka një plan vendimmarrës pak sa të vështirë, sepse për sa kohë që çështjet e politikës së jashtme apo të zgjerimit kërkojnë konsensus, është e pamundur që procesi i integrimit të shkojë përpara.

Përderisa BE po diskuton mënyrën e vet të vendimmarrjes edhe unë besoj që të paktën për çështje të politikës së jashtme dhe çështje tëv zgjerimit nuk duhet të prevalojë konsensusi total, por duhet gjetur mënyra sesi të zhbllokohet.

T’ju them të drejtën, unë po e them troç: Unë nuk kam ndonjë pritshmëri që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të zgjidhin Brenda këtij viti debatin e tyre për çështjet që secila prej palëve mund të ketë të drejtë. A duhet të mbetet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut peng i kësaj çështje? Në këtë këndvështrim unë mendoj që nuk duhet të humbim për asnjë moment fokusin tonë, i cili duhet të jetë në çdo kohë në dobi të çuarjes përpara të këtyre reformave të rëndësishme, ndër to natyrshëm kryereforma që i ka dhënë Shqipërisë një avantazh dhe me vendet e tjera që po negociojnë. Kapitulli 23 dhe 24 mbetet një nga kapitujt më të vështirë. Është e vërtetë që Serbia po negocion, por përparimi në këto dy kapituj është me hapat e breshkës. Ne kemi një avantazh në këto dy kapituj, e kemi bërë punën parapërgatitore para për këto kapituj.

Jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë dhe në kushte të vështira të pandemisë nuk e ndërpreu për asnjë moment mbajtjen e kësaj shkolle. Ju uroj suksese dhe shfrytëzojeni këtë kohë dhe më pas për të qenë të pranishëm në nevojat që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe për konsultime të tjera.
Kuvendi është një institucion i hapur ku nevoja për konsultim dhe për eksperienca qe vijnë në fusha të ndryshme është e vazhdueshme.

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV