Bullgaria dërgon trupa në kufirin me Turqinë, mbi 6500 emigrantë kalojnë në territorin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria dërgoi sot 350 trupa në kufirin e saj me Turqinë për të mbështetur policinë për shkak të presionit në rritje ndaj flukseve të emigrantëve tha ministri i Mbrojtjes Georgi Panayotov.

“Nga e hëna në kufirin bullgaro-turk ka ushtarë për të mbështetur policinë kufitare. Janë dërguar 350 persona së bashku me rreth 40 pajisje”-tha ai.

Më shumë se 6,500 persona që kanë hyrë ilegalisht në vend, kryesisht afganë , janë arrestuar në Bullgari nga janari deri në shtator, më shumë se tre herë në të njëjtën periudhë në vitin 2020, sipas Ministrisë së Brendshme.

Bullgaria ndodhet në kufirin e jashtëm tokësor të Bashkimit Evropian (BE), në rrugën për emigrantët dhe refugjatët që duan të arrijnë në Evropë. Një tel me gjemba, i dëmtuar në shumë vende, mbulon kufirin bullgaro-turk 259 km të gjatë .
Parlamenti kishte vendosur në gusht të dërgonte 400 deri në 700 trupa në kufijtë e Bullgarisë me Turqinë dhe Greqinë për të ndihmuar në ndërtimin e gardheve. Anëtari më i varfër i BE-së, Bullgaria, nuk ka pranuar asnjëherë një numër të madh azilkërkuesish, shumica e të cilëve largohen nga vendi edhe para se të marrin një përgjigje për statusin e tyre të refugjatit.

 

Të fundit

“Erdhën në mesnatë, të armatosur me shkopa bejsbolli”

Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie,...

Debati mbi ndikimin e rrjeteve sociale/ Ka më shume rëndesi si i perdor

Në debatin e përhershëm mbi ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, shpesh neglizhohet një aspekt shumë i rëndësishëm: si i përdorim ato. A...

Berisha të hënën paraqitet para SPAK

Sekretari i Pergjithshem i PD, Flamur Noka, se bashku me Kryetarin e Keshillit Kombetar te PD-se, Edi Paloka, dhe Kryetaret e Degeve te PD,...

Dëbora shton vizitorët në malin e Tomorrit

Dëbora ka mbushur shpatet e malit të Tomorrit në Berat dhe shumë qytetarë i janë drejtuar kësaj zone. Pas festave të fundvitit mali i Tomorrit...

Arbër Hajdari shkon në banesën e Klajdi Musabelliu dhe nis puna për rikonstruktimin

Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, artisti Klajdi Musabelliu, ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke filluar nga papunësia dhe deri...

Lajme të tjera

Web TV