U largua papritur nga “Big Brother Vip” për arsye shëndetësore, reagon për herë të parë aktori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme banorët mësuan me anë të një zarfi të zi se njëri prej tyre është larguar në mënyrë të papritur nga “Big brother VIP”. Bëhej fjalë për aktorin Igli Zarka, i cili iu bashku këtij spektakli të martën e kaluar.

Shkak për daljen e menjëhershme të tij është bërë përkeqësimi i gjendjes shëndetësore. Teksa nisën të diskutonin me njëri-tjetrin, banorët thanë se Zarka mund të ketë pasur probleme me apandesitin, pasi ishte ankuar disa herë në shtëpi.

Për shkak se i duhej të vazhdonte kujdesin mjekësor, Igli e ka pasur të pamundur të rikthehet në lojë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, aktori ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ripublikoi një shkrim të vjetër, krah së cilit shkruan se nuk i druhet dhe as i frikësohet të ardhmes.

“Dua t’i përgjigjem të ardhmes.

Nuk kam frikë nga ty. Ti do vish dhe sido të vish, unë krahë hapur do të pres. Në mos qofsh e pastër kristal, e ndyrë nga koha, unë do të të pastroj. Ti i druhesh së shkuarës, pasi mendon se ajo infektoi të tashmen. E di…

Unë, nuk kam frikë nga ty. Dikur pëshpërisja se të luash me frikën, është si të luash me zjarrin. Sepse në zjarr u dogj Fenixi dhe rilindi përsëri nga hiri. Por mjaft folëm për të tashmen…

Në qofsh fshehur, aty, në hapin tjetër që do hedh, unë do bëj kujdes mos të shkel. Sytë do i mbaj në tokë.

Nëse si hije do vish, kujdesu të lutem pas meje të rrish, sepse unë do ndjek diellin. Kur të lindë e perëndojë…”,- janë fjalët që Igli ka shkruar.

Lexo edhe :  “Je në lidhje?”/ Egli e ‘shkuar e harruar’, Gjesti i hedh ‘grepin’ banores së re

Të fundit

“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë...

Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se...

Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me ‘Harabel’, që sipas saj, nuk është kompani...

“Do shkrij SPAK-un”, Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans

Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim...

A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme të migracionit me Italinë,  as...

Lajme të tjera

Web TV