“Kurti të përplaset me Grenell, aq janë këllqet e kryeministrit të ri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arjan Vasjari ishte i ftuar në emisionin “Real Story” prej ku theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet që të përplaset me Richard Grenell, ndërsa shtoi se “aq janë këllqet e zotit Kurti”.

Po ashtu Vasjari deklaroi se Kurti duhet të jetë i qartë dhe transparent me shoqërinë që e ka votuar.

“Ai uji që do të thotë zoti Kurti, është i rëndësishëm për prodhimin kosovar. Pasi ai kosovar nuk shkel dot në Serbi. A do të pranohet produkti ‘Made in Kosova’ në Serbi? Ky është problemi. Është politikë së pari. Nëse bën një marrëveshje për aviacionin civil që e trajton Kosovën si kontratë të thjeshtë dhe jo si shtet. S’ka vlerë. Kosovarët s’kanë nevojë që të jenë vizitorë.

Kurti është i lirë që të bëjë çka të dojë.

Unë e kuptoj se ai jeton brenda kushtëzimeve të tij. Ne jemi një mikro-realitet, që duhet të përballemi me superfuqi të mëdha. Ai duhet të përplaset me Grenell. Aq janë këllqet e zotit Kurti. Ai duhet të jetë i qartë e transparent dhe konkret me shoqërinë e tij që e ka votuar”, pohoi Vasjari.

Të fundit

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

Lajme të tjera

Web TV