“Shqipëria ka problemin e ndotjes së krijuar nga njerëzit”, Rama: Një turp i madh për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një takim me kryetarët e Bashkive dhe prefektët për pastrimin e territorit në zona bregdetare, kryeministri Edi Rama tha se sfida e pastrimit nga plehrat nuk ka lidhje me politikën apo partitë, por me të qenit të ndërgjegjshëm dhe qytetarë dinjitozë. Gjatë takimit me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit, Rama tha se Shqipëria nuk ka probleme me ndotjen nga industria, por të ndotjes së krijuar nga njerëzit, duke e cilësuar një turp të madh për të gjithë.

“Ne duam që ta fitojmë këtë sfidë që është një sfidë që s’ka lidhje me politikën, me partitë përveç se të qenit njerëz të ndërgjegjshëm, qytetarë dinjitozë në raport me pastërtinë. Është e paimagjinueshme që Shqipëria të njolloset nga pisllëku në sytë e turistëve, pisllëku të jetë i legalizuar në sytë e fëmijëve. Fatmirësisht Shqipëria nuk është një vend i ndotur dhe nuk ka problem atë që kanë vendet e industralizuara me ndotjen. Shqipëria nuk e ka këtë problem. Nuk është e ndotur nga zhvillimi që prodhon helme. Është një fat i madh, por Shqipëria ka problemin e ndotjes së krijuar nga njerëzit. Ky është një turp i madh! Sigurisht Shqipëria është më e pastër se ç’ishte dje, por në raport me si duhet të jetë është turp për ne të gjithë. E filloj nga vetja dhe deri tek qytetari më i fundit që e ka në ndërgjegjen e vet hedhjen e mbeturinave në rrugë. Nuk mundet ne të pajtohemi me këtë”, tha Rama.

Ai mori si shembull Pyllin e Sodës në Vlorë, ku tha se megjithëse pastrimi ka nisur prej një muaji, akoma nuk kanë mbaruar plehrat, të cilat sipas tij janë kthyer në një fenomen arkeologjik.

Lexo edhe :  Rikthehen trenat, nga pika e vdekjes në rijetësim, 2025 cilësohet si “viti i hekurudhave”

“E filluam këtë plan tek Pylli i Sodës, po bëhet afro një muaj. E imagjinoni, vazhdon pastrimi. Që nga ajo ditë dhe deri tani nuk kanë mbaruar akoma plehrat. Plehrat në pyllin e sodës kanë 30 vjet. Jemi duke pastruar një territor, ku hedhja e plehrave është kthyer në një fenomen arkeologjik. Në 30 vjet nuk ka shkuar këmbë njeriu nga bashkia e Vlorës të pastrojë. Sa më thellë futesh në atë pyll, aq më shumë ndeshesh me plehra. Duhet të bashkojmë forcat, bashkitë kanë kusuret e tyre, qeveria ka të vetat. Secili të bëjë të vetën. Kusurin më të madh e kanë individët”, deklaroi Rama.

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV