77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Nuk mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës, nderojnë me grusht dëshmorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo vit, çdo 29 nëntor ku përkujtohet çlirimi i Shqipërisë, në nderimet dhe homazhet që u bëhen dëshmorëve të rënë për atdheun, nuk mungojnë simbolet e grushtit dhe fotot e Enver Hoxhës nga Partia Komuniste, që shkaktojnë situata të pakëndshme. Edhe sot në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër, në praninë e përfaqësuesve me të lartë të pushtetit vendor në Shkodër, si dhe Ministres së Shtetit Edona Bilali, ka qenë sekretari i komitetit qendror të Partisë Komuniste, Gjon Bruci, i cili ka vendosur yllin në shenje simbolike pranë monumentit të dëshmorëve të atdheut.

I pyetur nga mediat, për përdorimin e grushtit, Bruci tha se ai nuk është simbol i komunizmi dhe se nuk ka asnjë ligj që ndalon simbolin e gushtit apo foton e Enver Hoxhës dhe për aq kohë sa këto nuk ndalohen dhe Partia Komuniste njihet ligjërisht në vend dhe garon në zgjedhje, këto simbole do të përdoren.

Nga ana tjetër ai është pyetur edhe në lidhje me urimin me portretin e Enver Hoxhes nga deputeti I parlamentit shqiptare, Bruci tha se kur deputeti Enkelejd Alibeaj ta bëjë ligjin në parlament për ndalimin e tyre, atëherë edhe Partia Komuniste do të respektojë ligjin.

“Historia e popullit shqiptarë mbështete mbi 4 kolona është periudha e Skënderbeut, është shpallja e pavarësisë, lufta nacional çlirimtare e popullit shqiptar dhe lufta çlirimtare e Kosovës. Kush pretendon dhe punon për shembjen e këtyre kolonave punon kundër interesave të popullit shqiptare. Grushti nuk është komunist, është proletar dhe i punëtorëve të botës dhe vetë Trump që çdo fotografi e keni me grusht. Nuk është e vërtetë që është simbol i komunizmit, komunizmi ka drapër e çekan si simbol. Këto simbole ekzistojnë sepse Partia Komuniste e Shqipërisë është me ligj një nga parti e spektri pluralist të Shqipërisë, ne kemi të drejtën ligjore të bëjë propagandë dhe të garojmë në zgjedhje. Nuk ka asnjë ligj që ndalon fotot e Enverit dhe simbolet e Partisë komuniste, kur ta bëjë Alibeaj ligjin në parlament dhe në do të zbatojmë ligjin”, tha Bruci

Lexo edhe :  Kokainë në Zvicër, SPAK çon për gjykim dy shqiptarët e bandës kriminale

Edhe në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve në Vlorë, ka pasur veteranë që janë shfaqur me kurora me lule duke i nderuar me grusht. Ata kanë qenë së bashku me zyrtarët lokalë në ceremoninë e nderimit.

Ndërsa në Tiranë veteranët dhe anëtarët e Partisë Komuniste u shfaqën duke nderuar dëshmorët me grusht dhe foton e Enver Hoxhës, pas ceremonisë së mbajtur nga Presidenti Ilir Meta, Edi Rama dhe Lindita Nikolla.

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

Lajme të tjera

Web TV