Kanë mbaruar ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë janë mësuar emrat e skuadrave të kualifikuara për fazën çerekfinale.
Mund të themi se edhe këtë herë ka skuadra surprizë si Besëlidhja që mundi turpshëm Partizanin dhe Apolonia që triumfoi ndaj Luftëtarit.
Ekipe të tjera të kualifikuara janë, Kukësi, Tirana, Skënderbeu, Bylisi, Teuta dhe Vllaznia. Ndeshjet e kthimit për kalimin në çerekfinale janë mbyllur me këto rezultate:
Partizani-Besëlidhja, 3-1
Tirana-Kastrioti, 4-0
Kukësi-Lushnja, 3-0
Skënderbeu-Besa, 1-0
Vllaznia-Flamurtari, 2-0
Teuta-Erzeni, 3-1
Luftëtari-Apolonia, 0-3
Bylisi-Laçi, 4-3/Fjala.al/Katerina Tafa/