Tërmeti/ 14 mijë aplikime për shtëpi, tender ndërkombëtar për rindërtimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot u zhvillua mbledhja e katërt e komitetit të Rindërtimit për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pritet, që nga qeveria, të shpallet tender ndërkombëtar për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga ky tërmet.

Sipas të dhënave nga Ministria e Rindërtimit deri më tani janë bërë rreth 14 mijë aplikime për të përfituar banesën e re.

Brenda pak ditësh Ministria e Rindërtimit do të përzgjedhë modelin e shtëpive, të cilat do të ndërtohen ne tre kategori sipërfaqesh, tashmë të përcaktuara.

Kategoria e parë është për familjet deri në dy anëtarë dhe do të kenë sipërfaqe nga 45-60 metër katrorë.

Kategoria e dytë, për familjet deri në katër anëtarë do të ketë sipërfaqe nga 75 deri në 80 metër katrorë.

Dhe për familjet me 5 anëtarë e më shumë, banesat do të kenë sipërfaqe nga 90 deri në 100 metër katrorë.

Pas përzgjedhjes së modeleve, qeveria do të shpallë tenderin ndërkombëtar me tre lote.

Njëri lot do të jetë për ndërtimin e banesave individuale në Tiranë dhe autoriteti kontraktor do të jetë vetë bashkia.

Loti tjetër do të jetë për banesat e Durrësit dhe do të prokurohet nga fondi i Zhvillimit.

Ndërsa i treti për të gjitha banesat në zonat e tjera që u prekën nga tërmeti, që edhe ky do të prokurohet nga fondi i zhvillimit.

Të fundit

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë fituese në këtë bashki është...

Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e...

Lajme të tjera

Web TV